Putini: Rusia ndërmerr masa që t’i ndihmojë Iranit

Picture of INA
INA

23/06/2025

Rusia ndërmerr masa që t’i ndihmojë popullit iranian në kushte të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin në takimin me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Abbas Araqchi.

“Kemi marrëdhënie shumëvjeçare, të mira dhe të sigurta me Iranin. Nga ana jonë, ne bëjmë përpjekje që t’i ndihmojmë popullit iranian”, tha presidenti rus.

“Rusia është në anën e duhur të historisë në kushte të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit”, tha Abbas Araqchi.

“Sot, Rusia është në anën e duhur të historisë dhe të drejtës ndërkombëtare”, tha ministri iranian i punëve të jashtme.

Araqchi shtoi se Irani i ka falënderuar miqtë e tij rusë për “dënimin e tyre vendimtar të veprimeve agresive” kundër Republikës Islamike.

Putini, gjithashtu, ka biseduar me telefon me kryeministrin irakian Mohamed al – Sudani, me të cilin ka biseduar për situatën në Lindjen e Mesme, njoftoi shërbimi për informim i Kremlinit.

“Një bisedë telefonike u zhvillua midis presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin dhe kryeministrit të Republikës së Irakut Mohamed al-Sudani. U zhvillua një shkëmbim i thelluar pikëpamjesh mbi situatën në Lindjen e Mesme në lidhje me operacionin e forcave izraelite kundër Iranit, si dhe sulmin raketor dhe ajror të SHBA-së mbi objektet bërthamore iraniane”, thuhet në kumtesën e Kremlinit.

Gjatë bisedës, Putini dhe Sudani u pajtuan që të ndihmojnë në mbajtjen e samitit të parë ruso-arab në tetor, njoftoi shërbimi për informim i Kremlinit.

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË