Putini si Hitleri dhe Millosheviçi, në Tiranë mund të arrestohet, por jo në Nju-Jork

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/03/2023

Vladimir Putin ndodhet prej më shumë se 24 orësh në kërkim ndërkombëtar. Por çfarë ndryshon për presidentin e Rusisë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës lëshoi një urdhër-arresti ndaj tij duke e bërë fajtor për krime lufte dhe deportimin me forcë të fëmijëve nga Ukraina.

Duke nisur nga momenti i lëshimit të mandatit, Putini nuk mund të shkelë në asnjë prej 123 vendet që aderojnë në Gjykatën e Hagës, përfshirë Shqipërinë. Nëse shefi i Kremlinit do të vinte në Tiranë, ai do të arrestohej menjëherë. Por është paksa absurd fakti që presidenti rus mund të udhëtojë pa asnjë problem drejt Nju Jorkut, apo edhe në Kiev të Ukrainës, shkruan A2, përcjell Klankosova.tv.

Kjo pasi, përveç Rusisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India janë mes vendeve që nuk kanë nënshkruar Statutin e Romës të vitit 2002, dokumentin zyrtar që i dha jetë Gjykatës së Hagës. Nga pikëpamja politike, urdhër-arresti është si një shuplakë për Putinin, pasi e rreshton zyrtarisht në listën e tiranëve dhe krerëve të shteteve që akuzohen për krime lufte brenda dhe jashtë kufijve të shtetit të tyre.

I njëjti trajtim i është bërë dhe ish-liderit të Libisë, Muamar Gadafi, dhe atij të Sudanit, Bashir. Shpallja në kërkim ndërkombëtar ia pamundëson presidentit rus pjesëmarrjen në çfarëdolloj samiti politik. Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, tha për CNN se besonte se Vladimir Putin mund të gjykohej për krime të dyshuara lufte, pavarësisht se Moska pretendon se nuk u nënshtrohet vendimeve të gjykatës.

Khan kujtoi gjyqet historike të kriminelëve nazistë të luftës, të ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq, si shembuj të figurave në dukje të paprekshme që u përballën me drejtësinë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Untitled-9-750x430

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar

stojance-angellov-701x430

Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

434708859_960516218772071_2068840344088934652_n-800x533-1

Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

ce7181ac-cc2e-4e49-8b1a-a2de89258e52

VLEN hapi shtabin zgjedhor në Zhelinë

ASH Sela Taravari

Taravari reagon pas vendimit të ASH-së së Selës që ti bashkohet “Frontit Evropian”

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Sela i thotë PO koalicionit me Ali Ahmetin, bashkë me ‘Frontin Evropian’

artan grubi

Pasi ASH-ja u rreshtu në “Frontin Europian”, Grubi: Si mbet puna e 20 plusit?!

f6

Fronti Europian rritet edhe me Unionin e Romëve, Ahmeti: Fitore e madhe na pret

deklarata vlen opozita shqiptare

Mësoher bartësi i listës për deputetë të VLEN në njësinë 5 zgjedhore?!

INFO

NA NDIQ