Putinin sa e duan në Maqedoni, anketa e “Gallup”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Mosbesimi ndaj presidentit rus Vladimir Putin në Maqedoninë e Veriut u rrit me 31 % brenda një viti.

Kjo bëhet e ditur në një anketë të Gallup të zhvilluar në disa shtete.

Sipas këtij sondazhi global të Gallup, 61 % e qytetarëve maqedonas kanë një perceptim negativ për Vladimir Putinin dhe udhëheqjen ruse.

Mund të duket e papritur, sepse publiku maqedonas ka kohë që pohon se ka simpati të madhe për Putinin dhe pushtimin rus të Ukrainës. Mosbesimi ndaj udhëheqjes ruse dhe Putinit në Maqedoni nga viti 2021 deri në 2022 u rrit me 31 përqind.

Ndër fqinjët, perceptimi më i ulët negativ për Putinin është në Serbi, 24 për qind dhe në Bullgari, 43 për qind. Mali i Zi është ende nën gjysmën e shkallës, me një raport negativ prej 49 për qind.

Në Bosnje dhe Hercegovinë është 68, në Shqipëri 80, në Kroaci 82, në Slloveni 88 dhe në Greqi 69 për qind.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

INFO

NA NDIQ