Pyetje Ali Ahmetit dhe Hazbi Likës

0

Të anashkalosh e t’ia ngulish thikën tinëzisht pas shpine Hazbi Likës, autoritetit të dytë të BDI-së, është e papranueshme, hipok.rite e tradh. tuese. Të elimi.nonohet e të shpërbëhet Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për qejfin e Zaevit e bashkëpunëtorëve të BDI-së për shkak se Hazbi Lika si Zëvendës Ministër i kësaj Ministrie s’paskërka qenë në punë i rregull është e pa logjikshme dhe e pa arsyeshme.

Nëse bëjmë pyetje se pse Lika nuk ka shkuar në punë, se është dembel e se do punën, se s’është i aftë kur poste marrin të pa aftit, apo mos ka parë se pikat e kësaj Marrëveshje 17 vjeçare për të drejtat e shqiptarëve askund nuk janë e s’mund ta përballonte e ta duronte përgjegjësinë e marrë nga Ali Ahmeti?

Të mohohet kontributi ushtarak e politik i Azbi Likës e të vlerësohet kontributi nënçmues partiak i Artan Grubit, Bujar Osmanit e Musa Xhaferit për BDI-në e Ali Ahmetit e ka kuptimin nënçmues të luf.tës së UÇK-së, të dëshmorëve të vrarë dhe invalidëve të luftës, 2001. E pyesim sinqerisht zotëri Ahmetin, se, cili peshon kombëtarisht e politikisht më shumë për partinë e tij: Hazbi Lika apo grubat, osmanat dhe xhaferat?

E pyesim dhe Azbi Likën, se, pse ju i nderuar që nga fillimi i partisë suaj lejuat që askushat e kurrkushat të bëhen të fortët e BDI-së e tua ng.ulin thi.kën juve pas shpine. Tani kot e keni, vonë është, përvoja autoritative politike e pushtetare Ali Ahmetin e ka bërë të fuqishëm e të pamposhtur, ju i nderuar Lika edhe nëse ndaheni nga BDI-ja e formoni partinë tuaj, mund ta dëmtoni me disa deputetë më pak, por kurrë s’mund ta mposhtni e ta ele.minoni nga skena politike sikurse Ahmeti që ju mposhtë juve dal nga dalë.

Sulejman Mehazi

15 mars 2019