Qarkullimi ajror do të zhvillohet rregullisht gjatë takimit të OSBE-së në Shkup, nuk priten vonesa

INA
INA

29/11/2023

Qarkullimi ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, gjatë mbajtjes së Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, sot, nesër (30 nëntor) dhe pasnesër (1 dhjetor) do të zhvillohet rregullisht, informojnë nga TAV Maqedoni.

Edhe nga Navigacioni i Maqedonisë M-NAV, ofruesi kombëtar i shërbimit të navigacionit ajror, nuk pret ndonjë vonesë në linjat ajrore të rregullta apo ato të paralajmëruara shtesë për takimin ministror të OSBE-së.

TAV u bën apel udhëtarëve që të ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e qarkullimit nëpër qytet për të mbërritur në kohë në aeroport.

“TAV Maqedoni njofton se qarkullimi ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në ditët në vijim – 29 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, gjatë Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, do të zhvillohet rregullisht, por në të njëjtën kohë u bën apel udhëtarëve që t’i ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e komunikacionit në Qytetin e Shkupit, për të arritur me kohë në fluturimet e tyre, gjegjësisht në aeroport”, thonë nga TAV Maqedoni.

Nga ana tjetër, M-NAV në një deklaratë për MIA-n theksoi se sipas kapaciteteve të publikuara dhe potencialit njerëzor në dispozicion, nuk presin vonesa në linjat e rregullta ajrore apo fluturime të paralajmëruara shtesë lidhur me Takimin ministror të OSBE-së.

“Të gjithë aeroplanët do të shërbehen në mënyrë efikase dhe të sigurt sipas nevojave”, njofton M-NAV.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari2

Taravari: Këto janë tre pikat kyçe si kandidat për president: Heqja 20%, Presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe bullgarët në Kushtetutë

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

INFO

NA NDIQ