Qarkullimi i vështirësuar, me ndalesa për automjete transportuese

Reshjet e borës edhe më tej e vështirësojnë qarkullimin e automjeteve i cili zhvillohet me ndalesa për automjetet transportuese në një pjesë të rrugëve, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës nëpër rrugë. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50 metra ka në qafën malore Pletvar. Reshje të borës me intensitet të dobët, ka në Mavrovë, Smojmirovë dhe në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë.

Reshjet e mëdha të borës e vështirësojnë komunikacionin në rrugën Krushevë-Prilep dhe Krushevë-Demir Hisar, ku është e obligueshme pajisja dimërore për automjetet motorike transportuese, ndërsa nuk lëshohen automjetet transportuese, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Në fuqi janë edhe ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në akset rrugore në pjesën Mavrovë- Dibër, Kërçovë – Ohër përmes qafës malore Presekë, Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe Strugë – vendkalimi kufitar Qafëthanë. Nga ora 7:30 e mëngjesit janë hequr ndalesat përmes qafave malore Bukovë dhe Gjavatë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.