Qazim Laçi nuk i trembet Serbisë: Luajmë në shtëpi, shqiptarëve nuk iu mungon zemra

Picture of Ina Online
Ina Online

02/06/2025

Shqipëria do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme gjatë këtij muaji. Fillimisht do të presin Serbinë në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor në orën 20:45, ndërsa 3 ditë më vonë udhëtojmë në tansfertë për Letoninë.

Në konferencën për shtyp për të folur për këto përballje ka qenë i pranishëm Qazim Laçi. Mesfushori ka analizuar këto përballje, ndërsa premton se ekipi ynë do të japë më shumë se 100% për fitoren, ndërsa “kërcënon” Serbinë, kundërshtarin e radhës.

“Serbia kundërshtar më i fortë se në letër, avantazh për ne? Mendimi im është se kemi një ndeshje shumë të fortë, pasi luajmë në shtëpi. Nuk është një skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe diçka e tillë do të shihet në fushë. Do të përgatitemi në fushë dhe kjo ka rëndësi për ne. Të jemi profesionista në fushë dhe të mos përfshihemi nga emocionet që vijnë nga jashtë.

Thirrje për tifozët? Unë besoj se tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh. Ndeshje e veçantë dhe duhet të ketë kujdes. Në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë gjëra të këqija. Sigurisht i pres në stadium të na mbështesin sa më shumë.

Lodhja, sa do të ndikojë? Nga ana fizike do të përgatitemi shumë. Momentalisht është shumë e rëndësishme, por duhet të jemi të qetë dhe të kemi mentalitet të fortë, kjo do të na ndihmojë të jemi të fortë edhe fizikisht.

Vendi i dytë. Çfarë duhet të bëjmë? Patjetër kemi një shans të madh, pasi luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, duhet të hyjmë në fushë për të fituar dhe emocionet t’i lejmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje dhe të bëjmë ato gjërat që ka kërkuar trajneri.

TË FUNDIT

34 vjeçari nga Haraçina sulmohet fizikisht në lagjen Aerodrom

Elmi Aziri: A do të galvanizohet ligji i përfaqësimit?

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË