Qebapat e Vuçiqit e bashkojnë Mishelin me Ramën kundër Kosovës!

Idriz Morina

Edi Rama ende po shpreson për Ballkanin e hapur, pavarësisht se Gjukanoviqi e kundërshtoi kryeministrin Abazi plotësisht nga Prishtina, ndërsa Vjosa Osmani, e shpjegoi edhe një herë, se projektet që i hapin rrugë ndikimeve ruse nuk kalojnë.

Si mund të flitet për lëvizje të lirë në Ballkan, kur shqiptarët brenda Kosovës ende nuk mund të lëvizin në veri, pikërisht sepse Vuçiqi dhe Serbia i mbajnë strukturat paramilitare dhe kriminale në veri.

Aq të paprekshme janë këto struktura, sa policia e Kosovës e ka të vështirë të lëvizë në veri pa blinda. Pak javë më parë pesë ditë ishin cak i sulmeve të armatosura dhe me mjete të tjera, policia e Kosovës.

A u korruptua nga Vuçiqi belgu Charles Michel?!

Për ta vazhduar marrëzinë e tij më tej, realizimin e këtij projekti të rëndësishëm pro serb, kryeministri Rama, doli para gazetarëve në Tiranë bashkë me Presidentin e Këshillit të KE-së, Charles Michel, duke avokuar edhe njëherë për Vuçiqin, se Ballkani i hapur është projekt, i patejkalueshëm.

Por, si duket askush në takim me media nuk pat kush ta pyeste se si u bë që Charles Michel të darkonte privatisht me Vuçiqin, madje duke shpalosur një afri aq të madhe, sa që të dy ishin bërë kuzhinierë të njëri-tjetrit, duke përgatitur qebapë në prush.

Pra, tashmë në lojë na shfaqet edhe një aleat i Ramës, me ndikim, Presidenti i Këshillit të KE-së, Charles Michel.

Në kohën, që Perëndimi po bën thirrje, se ata që nuk janë me Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, janë mbështetës të ligësisë, dhe se Serbia duhet t’i jap fund ‘neutralitetit’, ajo po e bën të kundërtën.

Përveç se nuk po ndëshkohet Serbia, drejtuesit e saj, po ‘ëmbëlsohen’ me qebapë duke i pjekur në prush, ashtu siç kanë bërë për disa shekuj serbët me trupat e mijëra shqiptarëve, që pasi i vrisnin me tortura edhe i digjnin, pa krematoriume. Kështu ndodhi edhe në luftën e fundit. Kështu po bën Rusia në Ukrainë, e njëjta sjellje, e të njëjtës racë, me të njëjtat projekte!

Me kë është Michel-i, me Ukrainën e Zelenskin, apo me Rusinë dhe Putinin?! Duke qëndruar në anën e Vuçiqit, ai patjetër se është edhe në anën e Rusisë.

Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në Europë, dhe i vetmi vend kandidat për në BE, që po e refuzon në mënyrë kategorike vendosjen e sanksioneve.

Presion ndaj Kosovës

Dhe pikërisht me këtë drejtues të KE-së, Edi Rama ka zgjedhur t’i bëjë presion Kosovës dhe t’i mbajë leksion se si duhet të sillet me Serbinë.

Rama dhe Micheli, neve po na kërkojnë t’i harrojmë krimet e Serbisë, gjenocidin, etnocidin, kulturocidin, përpjekjet për shfarosje të shqiptarëve, që këta të hanë lirshëm qebapë me njeriun që e mësonte Millosheviçin, si ti luftonte shqiptarët derisa ne të mos ekzistonim më.

“Presidenti solli shembullin e Beneluksit, kështu nisi edhe Ballkani i hapur, është proces dhe është një nismë që synon jetësimin e të gjitha parimeve të BE-së. Procesi i Berlinit që është themeli i Ballkanit të hapur nuk mund ta implementojë Berlini, Parisi apo Brukseli, por duhet ta implementojmë ne”, ka thënë ai.

Me deklarimin se procesin e Berlinit nuk mund ta implementojë Gjermania, ‘por ne’, Rama po tregon, më saktë po e shantazhan kancelarin gjerman Olaf Sholc, i cili i tha qartësisht gjatë pritjes në Berlin, se Gjermania nuk e njeh asnjë proces tjetër, dhe as që ka dashur të flasë për ‘Ballkanin e hapur”. Rama, herë në rolin e zëdhënësit të mendimit gjerman, herë në rolin e të fuqishmit-arrogant, po dëshiron t’i dëshmojë Gjermanisë se nuk mund të vendosë, për çështje për të cilat ai është dakord me Serbinë dhe satelit të saj.

Për ta rritur vetëbesimin Rama e ka marrë mbështetjen personale të Presidentit të Këshillit të KE-së, Charles Michel.

“Për sa i përket Ballkanit të Hapur, unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë. Sa më shumë që të jenë aq më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike e politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai në Tiranë.

Por, siç kuptohet nga kjo deklaratë, ai i ka dhënë mbështetje personale, jo pra institucionale, bindjen e tij: “unë personalisht e mbështes…”. Kjo nënkupton se Michel, e di qartë se “Ballkani i hapur” nga ka mbështetje nga BE-ja, nga fuqia kryesore e saj Gjermania, dhe në këtë rast nuk mund t’i jepte asnjë mbështetje më shumë, se sa për projektet e Ballkanit Perëndimor.

Pra, këto qëndrime të Michel janë në kundërshtim të plotë me thirrjen e Josip Borellit, që nuk ka më asnjë kuptim, ‘neutraliteti’ ndaj brutalitetit të luftës në Ukrainë.

Apo e mbështet edhe Rusinë

Pra, me cilën anë të botës (historisë), është Edi Rama, a po e mbështet edhe Rusinë, duke e përkrahur e mbrojtur Serbinë?

Kosova sapo i ka vënë sanksione të reja Rusisë. Shqipëria ende asnjë nuk ia ka shtuar, veçse një zotimi fillestar.

“Kushdo është kundër Ballkanit të hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka deklaruar dje Edi Rama, duke iu kundërvënë presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit malazez Gjukanoviç.

Rama, d.m.th. i kërcënoi në një mënyrë, duke ju thënë se nuk ndalet dot!

Ndërkohë, që Rama ka hallet e veta, rënien ekonomike, krizën energjetike të pazgjidhur, disa hetime të hapura nga SPAK-u, ku ai është subjekt i pashmangshëm hetimi, Kosova vazhdon të jetë nën kërcënimin e bombave.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se “me vëmendje po e përcjellim çdo zhvillim”, derisa Kuvendi po debatonte dje për sigurinë në Kosovë.

Ministri Sveçla tha se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri ishin të orkestruara nga Beogradi!/BS