Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, i është nënshtruar një operimi. Rudiger ka këputur meniskun e jashtëm në gjurin e majtë.
“Antonio Rudiger iu nënshtrua një operimi pas një këputjeje në meniskun e jashtëm të gjurit të majtë. Rudiger do të fillojë procesin e rikuperimit së shpejti”, shkruan në njoftimin e klubit mbretëror.
Reali nuk ka dhënë detaje se kur Rudigeri do të jetë i gatshëm të luajë, por mediumet spanjolle kanë raportuar se ai pritet të mungojë dy muaj.
Gjermani Rudiger do t’i mungoj Realit në ndeshjet e mbetura në La Liga. Me shumë gjasa 32-vjeçari Rudiger do të mungoj edhe në Kupën e Botës për klube.