Qendra e Krizave: Në Maqedoni për momentin nuk ka më asnjë zjarr aktiv

Qendra për Menaxhimin e Krizave QMK njoftoi se deri më tani nuk ka zjarre aktive.

Zjarri në atarin e fshatit Debreshtë, i cili përfshiu një sipërfaqe prej rreth katër hektarësh me bar të thatë, është shuar dje në orën 16:45.

Sipas QMK-së, në shuarje janë përfshirë gjashtë zjarrfikës me një makinë zjarrfikëse dhe një veturë për nevoja fushore, polic dhe banorë të zonës, të cilët kanë punuar tokën me dy traktorë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në shtëpitë përreth.

QMK bën të ditur se janë shuar edhe gjashtë zjarre të tjera, ndër të cilat dy në rajonin e Shkupit.

“Zjarri që ka rënë dje pasdite në Ohër në mes të fshatrave Vapilë dhe Rasino është shuar plotësisht rreth orës 14:50. Në ora 16:45 është shuar zjarri në Kosturnik të Tabanocit, i cili ka përfshirë barin e thatë. është shuar poashtu edhe zjarri në Studeniçan, fshatin Pagarushë dhe në fshatin Orman”, thuhet në njoftimin e QMK-së.