Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane e Teksasit (AACC TX), si lider i komunitetit Shqiptar Amerikan të Teksasit, dënon fuqishëm deklaratën ofenduese dhe të papërgjegjshme të bërë nga Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretar për Shtyp në Departamentin e Mbrojtjes, ku tha “Bëni Kosovën përsëri Serbi.” Kjo retorikë jo vetëm që është historikisht e pasaktë, por gjithashtu është shpërfillëse ndaj vuajtjeve të mëdha që populli i Kosovës ka përjetuar nën regjimin brutal serb.
Serbia ka një histori të gjatë si forcë destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Para krimeve të saj të kryera gjatë luftës në Kosovë, Serbia ishte përgjegjëse për krime të genocidit ndaj civilëve në Kroaci dhe Bosnje. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) e ka njohur formalisht masakrën e Srebrenicës të vitit 1995 si genocid, ku mbi 8,000 civilë të pafajshëm u vranë. Ky ngjarje tragjike, së bashku me aktet e tjera të dhunës, tregon për një model të gjatë të agresionit dhe pastrimit etnik nga ana e Serbisë, që ka lënë plagë të thella në tërë rajonin.
Për më tepër, Serbia është rreshtuar ngushtë me kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin. Mbështetja e Serbisë për këto regjime autoritare dhe kundërshtimi i saj i interesave amerikane reflekton shpërfilljen e saj për parimet e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut—vlera që janë thelbësore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj.
Në anën tjeter, Kosova është një shtet sovran i ndërtuar mbi parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Kosova dhe shqiptarët janë aleat krenar të Shteteve të Bashkuara të Amerikēs dhe kanë treguar angazhim të palëkundur për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim më komunitetin ndërkombëtar. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) shpalli se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar, duke konfirmuar më tej legjitimitetin e Kosovës si një shtet të pavarur dhe duke forcuar vendin e saj të drejtë në rendin global.
Komuniteti Shqiptar Amerikan ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në forcimin e shoqërisë amerikane, duke kontribuar në të gjitha sektorët dhe duke mbajtur parimet demokratike që e bëjnë Shtetet e Bashkuara një shembull të drejtësisë dhe lirisë. Ne i bëjmë thirrje Departamentit të Mbrojtjes dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këto komente provokuese, që janë në kundërshtim me politikën e jashtme të SHBA-së dhe me vlerat që ne mbrojmë.
Pavarësia e Kosovës është përfundimtare dhe e pandryshueshme. Çdo përpjekje për të pêrshkruar historinë me retorikë ndarëse dhe të rrezikshme duhet të refuzohet në mënyrë të prerë.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqipëtarët