Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar: “Lulëzon” ryshfeti tek ne

INA
INA

06/12/2023

Se korrupsioni vlon në vend, tregojnë edhe shifrat. Çdo të tretit qytetar i është kërkuar ryshfet, kurse çdo i katërti ka dhënë ryshfet, tregon studimi i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QBN). Duke iu referuar këtyre të dhënave rreth gjysmë milion qytetarëve i është kërkuar ryshfet vitin e fundit, ndërsa rreth 380 mijë qytetarë kanë dhënë. Aleksandar Kërzhallovski, tha se të dhënat nuk janë tregues i mirë për luftën kundër korrupsionit, posaçërisht në sistemin gjyqësor. Sipas tij në vitin e fundit nga 98 aktvendime gjyqësore për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vetëm 4 janë për marrje-dhënie të ryshfetit.

“Edhe më keq situata është në institucione, përkatësisht qytetarë i perceptojnë ministrat, deputetët, liderët e partive politike dhe gjykatësit si profesionet më të korruptuara dhe institucionet më të korruptuara i quajnë qeverinë, gjykatat dhe kuvendin. Atje duhet të nis lufta kundër korrupsionit. Ministria e Punëve të Brendshme është resori që më së shumti e lufton korrupsionin, sikurse Komisioni Anti-Korrupsion, gjitha resorët tjera janë nën 20% që do të thotë se nuk kanë bërë shumë përpjekje kundër korrupsionit”, tha Aleksandar Kërzhalovski, Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se korrupsioni i lartë vjen nga pandëshkueshmëria, andaj kërkon që pas zgjedhjeve të bëhet një kornizë e re ligjore me praktika evropiane kundër korrupsionit.

“Duhet ta ndryshojmë mentalitetin, jo vetëm ligjet dhe rregullat. Mendësia ndryshohet ndër vite duke pasur vullnet të shoqërisë dhe konsensus të qartë politik. Për fat të keq jemi para një procesi të gjatë politik dhe shoqëror”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Studimi tregon se pozitive te qytetarët është rritja e shpresës se mund të luftohet korrupsioni. Për dallim nga viti i kaluar që vetëm 30% besonin se mund t’i thuhet “stop ryshfetit”, sivjet 50% e të anketuarve janë shprehur optimist.

“Edhe pse numër një është korrupsioni te qytetarët na gëzon fakti që rritet besimi kundër korrupsionit, shtohet edhe rezistenca e qytetarëve që kundërshtojnë ryshfetin. Për ne e rëndësishme është që besimi është rritur dyfish në Institucionin tonë Anti-korrupsion për dallim nga viti kaluar”, deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Anti-Korrupsion.

Ndër format më të përhapura të korrupsionit janë ato të imëta, si në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Por, nuk mbeten të paprekur edhe ryshfetet në polici dhe pushtetin lokal, e sidomos në lejet e ndërtimit. Në format e korrupsionit të lartë, studimi thekson dyshimet për keqpërdorimet e parave publike në infrastrukturën rrugore, si në Korridoret 8 dhe 10D, ku për 1 km kosto parashihet të jetë 15 milion € për dallim nga autostrada e fundit e ndërtuar Demir Kapi-Smokvicë ku kosto ishte 6 milion € për 1 km. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

IMG_9416

ASH e Selës tubim në Tetovë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ