Qëndrim joserioz nga ana e prokurorisë, dëshmitarët e prokurorisë nuk janë paraqitur në seancën e rastit për Klinikën Zhan Mitrev

ina-online
ina-online

03/11/2023

Sërish shtyhet seanca e sotme për rastin kundër Klinikës Zhan Mitrev dhe doktorit Zhan Mitrev për shkak të qëndrimit joserioz të prokurorisë. Megjithëse ishte planifikuar siç duhet dhe ftesa iu dërgua të gjitha palëve të interesuara, gjyqtari u detyrua ta anulonte atë.

Në seancën e sotme ishin parashikuar të jepeshin deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë. Por njëri nga dëshmitarët është paraqitur pa kartën e identifikimit, e cila është e detyrueshme gjatë dhënies së dëshmisë para gjyqtarit dhe dëshmitari i dytë nuk është paraqitur për shkak se nuk është njoftuar për prani në seancën e sotme. Seanca e ditës së sotme është shtyrë për shkak të mungesës së kushteve objektive për mbajtjen e saj.

Ndryshe nga qëndrimi joserioz i prokurorisë, doktor Mitrev është paraqitur në seancë pavarësisht lëndimit që ka pasur nga i cili dy muaj më parë nuk ka pasur mundësi të lëvizë. Mbrojtja njoftoi gjykatën se tortura e vazhdueshme psikologjike e doktor Mitrevit, e cila filloi me një histori të sajuar, vazhdon me një tjetër tentativë morbide në formën e një fotografie të sajuar të publikuar në rrjetet sociale vetëm pak ditë para seancës në të cilën dr. Mitrev duket i mbuluar në gjak sikur të jetë sulmuar me armë zjarri dhe me tekstin “është vrar mjeku i njohur maqedonas”.

Pas kësaj, mbrojtja shtroi pyetjen se cili është mesazhi i kësaj torture të vazhdueshme ndaj të akuzuarit, dhe a ka për qëllim shkatërrimin psikologjik të kardiokirurgut të njohur për të marrë nën kontroll klinikën e tij. A është një mesazh kjo foto në të cilën duket i vrarë dr. Zhan Mitrev se kështu do të jetë përfundimi i tij?

Për doktor Mitrevin këto veprime së bashku me veprimet e institucioneve paraqesin vazhdimin e torturës që i bëhet dhe mohimin e të drejtave elementare. Pavarësisht garancisë jashtëzakonisht të lartë prej 1.000.000 euro për praninë e tij në gjyq, të gjitha aspektet e jetës së tij pengohen, duke filluar nga e drejta për jetë private sepse i është mohohuar kthimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit për të shoqëruar të birin në provimin e pranimit të tij në fushën e mjekësisë, e drejta për veprimtari profesionale kur iu refuzua kthimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit për pjesëmarrje në një kongres të nivelit më të lartë të kardiokirurgëve në të cilin ishte ftuar të prezantonte shkencën para një forumi me mjekë të nivelit më të lartë në rang botëror.

Së fundi, e drejta për mjekim nga një lëndim i tij i rëndë, mjekim i cili ndërkohë i është ofruar në një institucion i përshtatshëm për trajtimin e lëndimeve të tilla për të shmangur pamundësinë për të ushtruar profesionin e tij për shkak të lëndimit. Kjo kërkesë është ende në pritje, por që paraprakisht e dimë se nuk po i kushtohet aspak vëmendje sepse mbrojtja është kërcënuar se kërkesa do të refuzohet për shkak se nuk ka pasur prova origjinale, edhe pse ato gjenden në çështjen gjyqësore ku gjyqtari gjykues i ka paraqitur në Këshillin Penal.

Për të gjitha këto, është kërkuar nga Gjykata që të bëjë gjithçka për të mbizotëruar drejtësia, e jo kërcënime për dhunë ndaj doktorit Zhan Mitrev.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Talat Xhaferi

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Carshia-e-Shkupit

Maqedoni/Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit

grabitja

Arrestohet shkupjani që grabiti një barnatore në Shkup

LSDM SDSM

LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN: Rezultatet e testimit PISA janë dëshmia e falimentimit të arsimit në RMV

INFO

NA NDIQ