Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

Picture of INA
INA

18/05/2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me fotografinë që u bë dje virale, ku ai shihej duke qëndruar ulur kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hyri në një zyre ku Rama po qëndronte me zëvendësndihmës sekretarin amerikan, James O’Brien dhe të dërguarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Rama ka sqaruar se në atë zyre nuk ishte takimi i parë me Kurtin, pasi që ishin takuar më herët dhe se fotografia nuk kishte kuptimin që mori.“Tash kjo është koha ku jetojmë dhe një fotografi e cila shkëputet nga konteksti edhe qarkullon në të katër anët dhe merr pastaj kuptime disproporcionale që nuk janë të lidhura me realitetin. Faktikisht, unë isha takuar më para me kryeministrin, pra nuk ishte ai takimi i parë. Aty ishte një situatë që njerëzit lëviznin…pra nuk kishte atë kuptim që mori”, ka deklaruar Rama në një intervistë për Nacionale.

Kurti është parë duke biseduar me pas me O’Brien, Ramën dhe Troccaz.

Ndryshe, nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, dje në Mal të Zi liderët e rajonit bashkë me përfaqësuesit e BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë nisur diskutimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

TË FUNDIT
9 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë
12 orë
Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin
1 ditë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
3 ditë
Divorci/ Kryemadhi te Zëri i Amerikës: Do flas kur të mësoj arsyet e kërkesës
3 ditë
Media britanike “Daily Express”: Shqipëria – zbuloni disa nga brigjet më të bukura të vendit ballkanik

ME TE LEXUARA

1 ditë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
12 orë
Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin
9 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

LEXO MË SHUMË

Tifozet kuq e zi kombetarja

UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

dua-lipa

Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin

ilir meta monika kryemadhi

Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit

ilir meta monika kryemadhi

Divorci/ Kryemadhi te Zëri i Amerikës: Do flas kur të mësoj arsyet e kërkesës

vlora2

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria – zbuloni disa nga brigjet më të bukura të vendit ballkanik

edi rama

FOTO/Gazetari rumun: Rama u rekrutua nga shërbimet tona sekrete, kjo shpjegon lidhjen e tij me Koldean

ilir meta monika kryemadhi

Ilir Meta ndahet nga gruaja

lypsar

Rritja pa mirëqenie, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023

Edi Rama

”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ