Qentë endacak kafshojnë 9 vjeçarin nga Zhelina, qytetarët apelojnë për zgjidhje

0

Qentë endacak po përbëjnë rrezik edhe për komunën rurale të Zhelinës së Tetovës. Sipas portalit Tetovasot sot është sulmuar nga qentë endacak nxënësi E.L 9 vjeçar i sh.f. “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë. Nxënësi ka pësuar lëndime të lehta gjat ikjes nga qeni endacak.

Qytetarët e Zhelinës apelojnë deri te organet kompetente te ketë një zgjedhje të qenve endacak, se çdo ditë fëmijet tanë po rezikohen.

Qent endacak janë problemi kryesor ditëve të fundit pasi që dje në Tetovë u kafshua një 25 vjeçarë si dhe pardje nga ikja prej qenëve endacak një 17 vjeçare nga Zdunja e Gostivarit humbi jetën.