Qerim Qerimi zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Profesori i Fakultetit Juridik, Qerim Qerimi do të jetë rektor i Universitetit të Prishtinës.

Ai është zgjedhur sot në pozitën e rektorit të UP-së, si dhe në pozitën e drejtuesit të Senatit. Ai vjen në vend të ish-rektorit Naser Sahiti, që është shkarkuar më 21 tetor 2022 nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në garën për të parin e UP-së kanë qenë gjashtë kandidatë: Ilir Tolaj, But Deda, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova, Qerim Qerimi. (INA)