Qeveri, akoma në pritje të draft amendamenteve

Picture of INA
INA

27/06/2023

As në seancën e sotme qeveritare nuk u shqyrtuan draft amendamentet e ndryshimeve kushtetuese dhe nuk ka një sqarim përse ky hap vazhdon të zvarritet. Presidenti Stevo Pendarovski tha se pret që këto propozime të miratohen nga ekzekutivi në dy javët e ardhshme duke theksuar se procesi është shumë larg përmbylljes. Ai këtë prononcim e bëri nga Samiti i shefave të shteteve anëtare të Procesit të bashkëpunimit të Evropës juglindore, në Podgoricë.

“Sipas paralajmërimeve në dy javët e ardhshme do të duhet ajo iniciativë t’i kalojë procedurat në qeveri dhe më pas të futet në Kuvend. Deri në këtë moment ekzistojnë bisedime të niveleve të ndryshme politike. Jo shumë kohë më parë kishte dhe takim liderësh mes kryeministrit dhe liderit të opozitës e cila deri në këto momente ka ankesa dhe nuk është e gatshme ta mbështesë ndryshimin e kushtetutës. Disa hapa pozitiv përpara nga ai takim ka, megjithatë akoma jemi larg përmbylljes së atij procesi. Shpresoj, kemi kohë deri në fund të muajit nëntor, deri sa zgjat skriningu, ta mbyllim këtë detyrim. Nuk dua ta mendoj opsionin që ta bllokojmë vetë veten,” deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Kuvendi nga ana tjetër është I gatshëm për këtë procedurë, kurdo që ajo të dërgohet nga qeveria para deputetëve. Për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, nuk do të jetë problem që deputetët të punojnë edhe në gusht, i cili zakonisht është muaji i pushimit kolektiv të tyre.

“Nuk është problem a do të vinë deri në gusht ose kur do të vinë. Çështja është se kur do ta marrim materialin, atëherë fillojnë procedurat dhe rrjedhja e afateve. Nuk varet prej muajve a është korrik ose gusht. Për Kuvendin nuk ka aspak pengesë as në korrik, as në gusht dhe as në shtator,” deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Deri sa pushteti bën llogarinë e kohës dhe shpreson në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, opozita maqedonase duket se nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga mendimi i saj. Ndryshime kushtetuese me këto kushte nuk do të ketë kurse zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nga Brukseli ku qëndron për vizitë pune, tha se funksionarët e qeverisë kërkojnë nga ndërkombëtarët të ushtrohet presion ndaj VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje e cila do të jetë nën diktatin bullgar. Ky është mesazhi bazë dhe thelbësor të cilin e dhamë këtu në Bruksel dhe do të vazhdojmë ta japim dhe i cili bazohet në fakte dhe argumente. Çështja e dytë të cilën e përcjellim në këto takime është se zgjedhje në Maqedoni duhet të ketë sa më shpejt,” deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Draft amendamentet kushtetuese janë përgatitur nga grupi i punës më shumë se një muaj më parë. E gjithë procedura e ndryshimeve kushtetuese zgjat mesatarisht 4 deri në 5 muaj. /Alsat

TË FUNDIT
2 orë
Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!
2 orë
Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut
2 orë
Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë
2 orë
Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!
2 orë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes

ME TE LEXUARA

1 ditë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
20 orë
Rasti i Faton Hajrizit: Serbia nuk i përgjigjet Kosovës, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it
1 ditë
Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
7 orë
A është e mundur që ‘Simpsons’ parashikuan kandidaturën e Kamala Harris? Ky është një episod nga viti 2000
24 orë
Qeveria e re publikon rrogat e kryeministrit dhe ministrave
4 orë
Tetova zgjodhi kryetarin e ri të Këshillit Komunal
1 ditë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
20 orë
Halilaj: “Ishim cak i Fatonit për të na vrarë, ai nuk e kishte vrarë ushtarin rus (VIDEO)
1 ditë
Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

LEXO MË SHUMË

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

ilire dauti

Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!

biciklete

Tetovë, xhipi me targa zvicerane i’a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes

Screenshot_20240723-135214~2

“Me mur të gjallë’ do ta mbrojmë tokën”/ Banorët e Koliçanit të Poshtëm të vendosur, nuk lejojnë vendosjen e fotovoltaikëve

Kuvendi Parlamenti i Malit te zi

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

ebfbb2a6-0ee4-4e34-94e6-f8889d4204f1

Lëvizja Demokratike emëron dy profesorë universitarë për zëvendësministra

IMG_4633

Tetova zgjodhi kryetarin e ri të Këshillit Komunal

INFO

NA NDIQ