Qeveri Kurti heq të gjitha barrierat për shtetasit e Shqipërisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 11 të mbajtur sot ka marr disa vendime. E në mesin e këtyre vendimeve qeveria e drejtuar nga Albin Kurti i ka bërë një favor shtetasve të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje qeveria e Kosovës ka marr miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që shtetasit e Shqipërisë të lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër.

“Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar vendimin që të lirohen nga obligimi për pajisje më Leje Pune Afatshkurtër për të huajt, shtetasit e Republikës së Shqipërisë që janë me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës, e të cilët gëzojnë të drejtën e punës dhe vetëpunësimit. Sipas vendimit, të drejtat dhe detyrimet e të liruarve do të rregullohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe janë të njëjta me ato të shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të qeverisë.