Qeveria vendosi: Çmime të reja, domatet – trangujt 95 denarë, qepa 70 denarë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Prill, 2023

Nga nesër një pjesë e pemëve dhe perimeve, për të cilët pati “ngrirje” të çmimeve do të shtrenjtohen për disa denarë, por shumica e nuk do ta tejkalojnë cmimin prej 100 denarë.

Kilogrami i domateve dhe trangujve do të shiten nga 95 denarë, specat 100 denarë, qepa – 70 denarë.

Ky është korigjimi i vogël i vendimit të mëparshëm të qeverisë, për shkak se, sic tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, importuesit kanë dorëzuar “fatura më të logjikshme” ku mund të shihet se nëpër bursa ka rritje për 30% të disa llojeve të pemëve dhe perimeve.

Çmimet tjera mbeten të njëjta dhe nuk guxojnë të jenë më të larta se 100 denarë, përvec thjerrëzës që do të kushtojë 110 denarë.

“I obliguam importuesit që të furnizojnë 70% të qarkullimit e janarit dhe shkurtit dhe nëse nuk e bëjnë këtë do të dënohen sipas Ligjit për tregti. Kontrollet vazhdojnë dhe nuk do të ndalen. Duhet t`u themi fund faturave të rrejshme. Dogana tashmë i ka dorëzuar kolegëve të tyre në Turqi de Greqi nga ku vijnë importet më të mëdha. Askush nuk guxon të fsheh prodhimet, i gjithë malli duhet të ekspozohet”, tha Kreshnik Bekteshi.

Qeveria ka miratuar vendim për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të caktuara në tregtinë me pakicë.

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare” të RMV-së, do të zbatohet deri më 30 Prill 2023.

Çmimet u korigjuan për shkak se importuesit, që me vite kanë dorëzuar fatura të rreme në doganë për të paguar më pak taksa, përfundimisht kanë nisur ti paraqesin çmimet e rregullta. Njëkohësisht me vendimin do tu dilet në ndihmë edhe prodhuesve vendor – thonë ekspertët.

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti1

Kurti i përgjigjet Ramës për Asociacionin

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

bajram-begaj

Begaj kërkon unitet mbarëkombëtar

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

besnik bislimi albin kurti

Bislimi godet Lajçakun: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, ai i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi

kembimi-valutor

Çfarë ndodh sot me kursin e këmbimit valutor

INFO

NA NDIQ