Qeveria amerikane ndan shqetësimet me Kongresin për tensionet në veri të Kosovës

Picture of INA
INA

29/06/2023

Administrata amerikane ndan të njëjtat shqetësime sikurse Kongresi lidhur me tensionet në veri të Kosovës, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

“Zyrtarët e Qeverisë amerikane, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit. Ata janë angazhuar me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të nxitur shtensionimin dhe përqendrimin e ripërtërirë në zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të këtij viti”, tha zëdhënësi duke nënvizuar se “normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja në proceset demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë në veri të Kosovës”.

Ai i bëri këto komente duke iu përgjigjur Zërit të Amerikës rreth një letre që një grup senatorësh demokratë dhe republikanë i drejtuan presidentit amerikan, Joe Biden, duke kërkuar që ta trajtojë me përparësi përkeqësimin e situatës së sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Senatorja Jeanne Shaheen bashkë me senatorët Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Pete Ricketts, Thom Tillis, Peter Welch dhe Dick Durbin, shprehën në letër shqetësimin me situatën në veri “ku dhuna e fundit serbe kundër forcave të NATO-s në Kosovë plagosi rreth 40 paqeruajtës të NATO-s. Që nga ato sulme, ne jemi të alarmuar nga vendimet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, të cilat vazhdojnë të përshkallëzojnë dhe jo ulin tensionet”.

Në letër theksohet shqetësimi për sigurinë dhe mirëqenien e rreth 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të ulur tensionet, por këto përpjekje nuk kanë marrë përgjigje të ndërsjellë nga Kosova në veçanti. Si rrjedhojë, ne jemi të përgatitur të shqyrtojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”, thuhet në letrën e senatorëve.

Senatorët kanë përmendur rolin e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës, por edhe hapat për ndërtuar një marrëdhënie me Serbinë.

Ata shprehen të “tronditur” nga veprimet e fundit të qeverive të Serbisë dhe Kosovës duke i cilësuar “vendime provokuese që kërcënojnë të dëmtojnë mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe”.Tensionet në veri u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të zgjedhur më 23 prill, në votimet e bojkotuara nga serbët – hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, përkundër kundërshtimit të serbëve lokalë.

Ne letrën e senatorëve shprehet mbështetja për propozimin e Bashkimit Evropian për uljen e tensioneve që përfshin: tërheqjen e kryetarëve nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës; pezullimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale me përfundimin e njëkohshëm të protestave, shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës; dhe rikthimin në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.Senatorët thanë se pa një përkushtim të vendosur për të ndërmarrë këto hapa, administrata amerikane duhet të shtyjë “çdo thellim të marrëdhënieve dypalëshe të në fushën e sigurisë me të dyja vendet”.

Duke theksuar se marrëdhëniet duhet të ndërtohen mbi vullnetin e mirë, bashkëpunimin kuptimplotë dhe vlerat e përbashkëta, senatorët thanë se “nuk e shohim këtë episod të fundit tensionesh si një shmangie të përkohshme në marrëdhëniet dypalëshe, por si një moment përcaktues në trajektoren e marrëdhënieve tona me të dyja vendet”.

Gjatë kësaj jave, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar shpalljen e masave të reja ndëshkuese për Kosovën./VoA

TË FUNDIT
37 minuta
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
1 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
3 orë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
3 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
3 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës

ME TE LEXUARA

9 orë
Maqedonia e Veriut do të rris numrin e fluturimeve me çmime të ulta
8 orë
Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!
8 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
2 ditë
Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri
8 orë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
1 ditë
MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
8 orë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
1 ditë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
7 orë
Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit

LEXO MË SHUMË

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

fature-market

LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

arben taravari

Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës

sleep-gjumi-baby

Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit

Saranda

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

liqeni i ujmanit

Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar

Tabanoc kufi

LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

INFO

NA NDIQ