Qeveria e RMV-së e injoron gjuhën shqipe: Asnjë procesverbal i përkthyer prej gati një viti

Picture of Ina Online
Ina Online

17/06/2025

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mos e përmbushë detyrimin ligjor për përfshirje të gjuhës shqipe në ueb-faqen e saj, sidomos për vendimet që merr në seanca.

Gati prej një viti nuk është publikuar asnjë procesverbal në gjuhën shqipe. Ndërsa, prej se e ka marrë drejtimin Qeveria e Mickoskit, vetëm një proceverbal është publikuar në shqip dhe është i datës 11 korrik 2024. Prej muajsh, ose tashmë gati prej një viti, procesverbalet e mbledhjeve qeveritare publikohen vetëm në gjuhën maqedonase, shkruan Portalb.mk.

Për këtë situatë, Portalb.mk ka kontaktuar katër herë Qeverinë gjatë muajve prill dhe maj, por nga ky institucion asnjëherë nuk u përgjigjën.

Heshtje dhe injorim i pyetjeve gazetareske

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përgjigjet në tema të tjera, por nuk preferon të përgjigjet për këtë temë.

Më datë 20 maj, redaksia jonë kërkoi përsëri prononcim për gjuhën shqipe, për të cilën nuk morëm përgjigje. Të nesërmen, dërguam pyetje për një çështje tjetër, për të cilën morëm përgjigje po atë ditë.

Kjo shpërfillje sistematike e gjuhës shqipe në publikimet zyrtare të Qeverisë jo vetëm që përbën shkelje të ligjit, por dëmton drejtpërdrejt besimin e qytetarëve shqiptarë në institucionet shtetërore. Mungesa e transparencës në gjuhën shqipe i përjashton shqiptarët nga pjesëmarrja aktive dhe e informuar në jetën demokratike të vendit. Kjo praktikë diskriminuese, në një shoqëri multietnike , minon parimet e bashkëjetesës, barazisë dhe integrimit.

Kjo qasje përjashtuese jo vetëm që bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por paraqet edhe një pengesë serioze për qasjen e barabartë të qytetarëve shqiptarë në informacione publike. Të drejtat gjuhësore nuk janë privilegj, por e drejtë themelore, e garantuar me ligj.

Në maqedonisht pothuajse e rregullt
Nga ana tjetër, në gjuhën maqedonase ndodh e kundërta. Pothuajse për çdo seancë të Qeverisë, ka informacione se çfarë është bërë, edhe nëse nuk është i publikuar i gjithë procesverbali. Për shembull, tre seancat e fundit, nuk ka procesverbale, por ka informacion se çfarë ka ndodhur në seanaca. Ndërkohë për seancat e tjera, gati se të gjitha procesverbalet janë të publikuara, me përjashtime të rralla.

Ueb-faqja e papërditsuar në kohë reale
Ueb-faqja në tërësi nga ana tjetër ka shumë mangësi. Po të kontrollosh të gjitha rubrikat që ndodhen në shqip, shumë prej tyre, nuk janë të përkthyera kur hyn në brendësi.

Rubrika e “Ankesa drejtuar Qeverisë” madje nuk ekziston fare në shqip, ndërsa në maqedonisht gjithashtu është jofunksionale.

Nga ana tjetër, rubrika “Shpallje publike” të gjitha informacionet brenda i ka në gjuhën maqedonase./Portalb.mk

TË FUNDIT

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

Gjesti: Jam i martuar, por…

“Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

VLEN: 96% maqedonas, vetëm 4% shqiptarë, kjo është trashëgimia turpëruese e BDI-së në Filharmoni

“Kam qenë me kancer” – GETI flet për periudhën e rëndë në jetën e tij

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË