Qeveria Kurti deklarohet për draftin e publikuar nga Burim Ramadani

INA
INA

15/11/2023

Një draft-statut i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka ngjallur diskutimet mbi mundësinë që i njëjti të jetë propozimi i BE-së.

Qeveria e Kosovës nuk e ka mohuar e as pohuar nëse ky draft-statut është i njëjti me draftin e BE-së.

Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, tha se si qeveri e kanë të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet.

“Javëve dhe ditëve të fundit kanë qarkulluar në publik tekste të ndryshme të cilat janë raportuar si drafte të propozimit evropiano-amerikan. Si ekzekutiv e kemi të pamundur që të komentojmë mbi vërtetësinë e secilit prej tyre. Megjithëse për sa na takon neve, drafti i propozuar nga Gjermania, Franca, Italia, BE dhe ShBA-ja tashmë do të duhej të ishte publik, ne do të respektojmë konfidencialitetin e tij, sipas kërkesës së shteteve sponsorizuese”, tha Kryeziu.

Edhe Bashkimi Evropian ka refuzuar ta konfirmojë apo demantojë këtë draft-statut të Asociacionit.

Në dokumentin e publikuar nga Ramadani i cili pretendon se është drafti i BE-së, thuhet se Asociacioni, i themeluar me këtë Statut, ofron një kornizë vetë-menaxhuese për komunitetin serb të Kosovës brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes lokale dhe nuk do të fitojë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare të saj. Korniza përfshin mbështetjen financiare nga Serbia dhe një kanal efektiv komunikimi të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës.

Njohësi i Kushtetutës, profesori universitar, Mazllum Baraliu, vlerëson ky draft-statut i Asociacionit bie ndesh me kushtetutën dhe cenon sovranitetin e Kosovës.

“Nuk është zgjidhje, përkundrazi është më shumë se Asociacion, më shumë se autonomi territoriale e substanciale. Është shtet në shtet, strukturë morbide, kancerogjene e cila është paralelisht me Kushtetutën, jashtë kushtetutës dhe e cila cenon substancialisht edhe sovranitetin dhe përspektivën e tij”, tha Baraliu.

Në kohën kur vazhdimisht ka dokumente të publikuara që referohen si drafte të statutit të Asociacionit të komunave me Shumicë serbe, drafti zyrtar i propozuar nga BE-ja vazhdon të mbahet i mbyllur për publikun.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se drafti i BE-së për asociacionin është shumë më i mirë se ai i vitit 2013 apo 2015.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

Naim Murseli Liridon

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Naim Murseli Liridon

Liridona Murseli u vra në sy të fëmijëve, arrestohet bashkëshorti

Escobar Lajcak

Publikohet Draft-statuti i Asociacionit

liburn aliu

Aliu sërish e thotë qartë: Kosova proces kalimtar deri në bashkimin me Shqipërinë

vetur-makin-brenda-shofer

FOTO/ Shtetasi suedez mori ‘rent a car’ Porsche dhe BMW në vlerë të 200 mijë € në aeroport dhe zhduket

Euro metali

Eurot e falsifikuara që u gjetën në Kosovë, dyshohet se janë prodhuar në Maqedoninë e Veriut

liburn aliu

“Kosova projekt i përkohshëm”, Kurti thotë se Aliu deklaratën e bëri në një emision festiv për 28 Nëntor

Albin Kurti

Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Është interes i shqiptarëve të Luginës të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend

INFO

NA NDIQ