Qeveria do të hap vendkalim të ri kufitar me Greqinë, harrohet vendkalimi Llojan – Miratoc

0

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të hap një vendkalim të ri kufitar me Greqinë. Bëhet fjalë për një vendkalim alternativë i quajtur “Markova noga” (këmba e Markut).

Lidhur me këtë ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu nga radhët e RDK-së është autorizuar për të ecur procesin e realizimit të hapjes së kësaj pike kufitare, e cila është propozuar përmes një memorandumi për integrim dhe bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë, informon INA. Ai do të lidh vendbanimin e afërt Lemos në anën greke dhe Prespën me rrethinë në pjesën e Maqedonisë.

Po ashtu në mbledhjen qeveritare është mirartuar informata për nevojën për fillimin e procedurës për zbatimin e kalimit të përbashkët kufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë në pikat kufitare Tabanoc – Preshevë. Por nga ana tjetër, ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me hapjen e vendkalimit Llojan – Miratoc, që me dekada të tëra është kërkuar nga banorët e komunës së Likovës dhe Preshevës, që lidh familjarisht banorët e zonave kufitare të rajonit të Likovës e Kumanovës dhe në anën tjetër Luginës së Preshevës. Banorët e të dyja anëve të kufirit vite me radhë kanë zhvilluar protesta për të realizuar këtë kërkesë mirëpo ajo deri tani nuk po realizohet, edhe përkundër premtimeve të vazhdueshme të ministrave dhe zyrtarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit. (INA)