Qeveria duhet të debatojë për koncesionet për minierën Illovica

INA
INA

25/07/2023

Qeveria sot në seancë duhet të debatojë për koncesionin për minierat Illovica – Shtuka, ndërsa ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të referojë për të gjitha procedurat juridike të cilat janë ndërmarrë për këto miniera duke filluar nga viti 2012.

Nga shërbimi për informim i Qeverisë në orën 14 paralajmëruan edhe konferencë për media të ministrit Bekteshi pa hollësi shtesë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dje konfirmoi se Qeveria do të debatojë për koncesionin dhe përsëriti se do të respektohet vendimi i qytetarëve nëse deklarohen kundër hapjes së kapaciteteve të tilla në këtë rajon.

“Pasi që t’i dëgjojmë të gjitha momentet, do të dihet cili është hapi i ardhshëm. Si Qeveri thamë se nëse qytetarët thonë se nuk duan të kenë minierë, ne do të veprojmë ashtu. Mendoj se aty një herë ka pasur deklarim të qytetarëve vetëm në Bosilovë, jemi të gatshëm që tu ndihmojmë të gjithë qytetarëve nga gjithë ai rajon që të deklarohen në referendum nëse duan ose nuk duan të ketë minierë”, deklaroi dje Bytyqi.

Banorët dhe organizatat joqeveritare nga rajoni i Strumicës në datën 15 të këtij muaji protestuan kundër hapjes së minierës dhe bashkimit të koncesionit, ndërsa në protestë morën pjesë edhe ministret e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jovanka Trençevska dhe Kaja Shukova.

Qeveria duhej të debatonte për bashkimin e koncesioneve javën e kaluar, por kjo nuk ndodhi për shkak të asaj që ministri i Ekonomisë ishte në udhëtim zyrtar jashtë shtetit. Debatin e paralajmëroi ministrja Trençevska gjatë pjesëmarrjes së saj në protestën e qytetarëve kundër hapjes së minierës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

ZHAKU

Jo bashkëshorti, ja kush është fajtor për vrasjen e Liridonës sipas Zhakut

Liridona ademaj

Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

INFO

NA NDIQ