Qeveria e Ciprasit në sprovë, sot votohet mocioni i mosbesimit

0

Qeveria greke e krahut të majtë është përballur me votë mosbesimi dhe protesta më 16 qershor, për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë, që zgjidhë çështjen e emrit.

Kryeministri grek Alexis Tsipras pritet të shqyrtojë votimin, që zë vend një ditë para takimit të dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit.

Marrëveshja për ndryshim të emrit të fqinjit verior grek, me emërimin Republika Veriore e Maqedonisë, është mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe NATO.

Por, kjo marrëveshje është përballur edhe me kundërshtime të ashpra nga të dyja vendet.

Partia më e madhe opozitare greke ka quajtur këtë marrëveshje “kapitullim” dhe ka bërë thirrje për votë mosbesimi në Parlament.