Qeveria e Kosovës: Komunikimi me qeverinë e Maqedonisë së Veriut – i rregullt

Picture of INA
INA

15/08/2023

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut kanë vazhduar debatet dhe kritikat nga partitë politike maqedonase rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në dy komuna me shumicë shqiptare, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës tha se komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre janë të mira.

“Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidhë fshatin Vicë me fshatin Sellcë”, thuhet në një deklaratë me shkrim të zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Përfaqësues politik maqedonas në pushtet dhe në opozitë të cilët shkëmbyen edhe akuza të ndërsjella, e cilësuan si nacionaliste paraqitjen e zotit Kurti në Tetovë, ndërsa në tubim shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë Etnike”, që kritikët e quajtën flamur të “Shqipërisë së Madhe. Po ashtu emërtimi i një rruge në komunën e Çairit me emrin e veprimtarit Adem Demaçi, sipas zyrtarëve maqedonas paraqet “ndryshimi i emërtimeve pa një konsensus të gjerë ndëretnik”. Rruga deri tani mbante emrin “Brigada e 2-të Sulmuese Maqedonase”, një formacion ushtarak partizan i Luftës së Dytë Botërore.Analistë në Maqedoninë e Veriut thanë se vizita e kryeministrit Kurti gjatë së cilës ai nuk u takua me asnjë zyrtar të lartë qeveritar, mund të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

“Sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtomë që dy qeveritë për të herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Kryeziu.

Kryeministri Kurti u takua gjatë vizitës me udhëheqësit opozitar nga radhët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi Kryeziu tha se në mes të muajit qershor, kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Në shtator të vitit 2021, qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Prizrenin në jug të Kosovës me Tetovën në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës në Tetovë kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij projekti, ndërsa nënvizoi se Maqedonia e Veriut duhet të mbahet më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë.

TË FUNDIT
2 orë
SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse
2 orë
Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë
3 orë
Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë
7 orë
30 vjeçarja nga Shkupi humbi jetën në aksident në Greqi
7 orë
Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

ME TE LEXUARA

1 ditë
EURO 2024/ Përplasje “gjigantësh” në “Veltnis Arena”, grupet B e C diskutojnë “hesapet” e kualifkimit
11 orë
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së
1 ditë
Shporta minimale sindikaliste për qershor është 60.325 denarë, është rritur për 235 denarë, krahasuar me majin
11 orë
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
2 ditë
Stoltenberg: Forcat autoritare po bashkohen, NATO duhet të mbetet e unifikuar
1 ditë
Komisioni Rregullator me vendim të ri – as lirohet dhe as shtrenjtohet benzina dhe dizeli
10 orë
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
2 ditë
Serbët e shqiptarët bashkë, mbështesin hapjen e urës së Ibrit
1 ditë
Gashi priti Konjufcën në Kuvend

LEXO MË SHUMË

IMG_3456

SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse

Evzoni-border-station-800x445

Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë

tanja fajon

Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë

aksiden greqi

30 vjeçarja nga Shkupi humbi jetën në aksident në Greqi

Foto:Ilustrim

Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

vlen ministrat

Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?

Angela Ageler

Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

arben taravari

Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …

bilall kasami vlen

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

INFO

NA NDIQ