Qeveria e Kosovës tregon lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të kufirit të Kosovës

Picture of INA
INA

30/09/2023

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

“Lëvizjet e ushtrisë serbe janë bërë nga tre drejtime të ndryshme; njësitet e Brigadës së dytë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga drejtimi i Rashkës në drejtim të kufirit verior të vendit tonë; njësitë e Brigadës së Tretë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga Regjioni i Nishit në drejtim të kufirit veri-lindor të vendit tonë dhe njësitë e Brigadës së katërt kanë lëvizur nga Regjioni i Vranjës në drejtim të kufirit lindor të Republikës së Kosovës.

Njësitë ushtarake të ushtrisë së Serbisë gjatë ditës së djeshme kanë vendosur kapacitetet e tyre ushtarake dhe të xhandarmërisë nëpër 48 bazat e përparme operacionale, që janë të shtrira përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës, pak kilometra në thellësi të territorit të Serbisë. Në këtë vendosje përfshihen edhe vendosja e sistemeve kundër-ajrore dhe artilerisë së rëndë.

Shumë herë kemi ngritur shqetësimin për ekzistencën e këtyre 48 bazave të përparme të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe kemi theksuar faktin, tashmë të vërtetuar që këto baza shërbejnë për mbështetje të agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me ShBA-të dhe vendet e BE-së në lidhje me këtë kërcënim serioz nga Serbia dhe reagimi i ShBA-ve ndaj kësaj qasje agresive të Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë.

I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiq dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm.

Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën është hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Republikën e Kosovës.

Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim me partnerët ndërkombëtar janë më të vendosura se kurrë që me çdo kusht të mbrojnë tërësinë territoriale, të ruajnë sovranitetin, rendin kushtetues, rendin publik dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në njoftim. (INA)

TË FUNDIT
16 minuta
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë
2 orë
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
4 orë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
5 orë
Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë
5 orë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

ME TE LEXUARA

4 orë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
22 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë
2 orë
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
15 orë
Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë
16 minuta
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë
14 orë
Gjermanët dhe Zviceranët ndahen me barazim, por ecin përpara
14 orë
Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

LEXO MË SHUMË

taravari ilir

Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike

Qeveria E RMV

Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Bilall Kasami

Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi

Qeveria vlen ministrat

Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë

INFO

NA NDIQ