Qeveria e Malit të Zi shkarkon kuadrot e ASH dhe Forcës, reagon Lista Shqiptare

0

Reagimi nga Genci Nimanbegu, Deputet “Lista Shqiptare”

Raporti e Qeverisë së Malit të Zi ndaj pakicave vërtetohet përmes ndërrimit të kuadrove të Listës Shqiptare. Se ftesa e Qeverisë së Malit të Zi dërguar pakicave nuk ishte e sinqertë, por ishte demagogjike dhe protokollare vërteton edhe nga mënyra se si u ndërruan drejtorët e Drejtorisë në Ministrinë e Arsimit dhe ai i pakicave dhe Ministrinë e Turizmit, të cilët jan marr në konkurs publik.

Liderët që përbëjnë shumicën, “kan shtruar dorën e bashkëpunimit” pakicave, duke nënshkruar marrëveshjen e famshme, me të cilën obligohen se edhe pakicat do të jenë pjesë e qeverisjes, opinioni publik, si ai vendor, e me siguri edhe ndërkombëtar është bindur se pushteti i ri do t’i futë parimet ”demokratike” pa revanshizëm, duke respektuar profesionalizmin, përfundimisht iu çjerrë maska e marrveshjes si të rrejshëm, apo ndoshta revanshizmin e pjesës të pushtetit ekzekutiv. Që kjo të jetë edhe më cinike, dhe nën çdo nivel kominikimi, për shkarkimin e vet jan informuar nga web-site-i Qeverisë pa fare lajmërim mbi procedurën e nisur dhe vetëm me lajmrim gojorë pasi që ka kaluar në Qeveri.

Me siguri që lista jonë nuk është e njohur as për joprofesionalizëm, as për nepotizëm apo për afera korruptive, kundër të cilave do të “luftojë” pushteti i tashëm.

Me siguri se Qeverisë i ka penguar fakti se ata janë përfaqësues të kombit shqiptar në Mal të Zi, dhe se vendet, me siguri do të plotësohen me shqiptarë “të përshtatshëm”, gjegjësisht me njerëz tjerë me të cilët do të vërtetojnë se janë duke respektuar Kushtetutën, që në nenin e famshëm 79 flet për përfaqësimin proporcional në pushtetin ekzekutiv. Veprimet e tilla edhe më shumë do të përforcojnë rezervat e popullit shqiptar në MZ ndaj pushtetit të tanishëm dhe qëllimeve të vërteta të tij dhe në këtë mënyrë të ashpërsojë konfliktet politike në Mal të Zi.

Përgjegjësia bie mbi Qeverinë dhe shumicën qeveritare, por, në këtë rast veçojmë ministrat përgjegjës, të cilët sië duket këto hapa i kan përvetësuar nga dy personat e parë të Qeverisë: mbi Kryetarin dhe Nënkryetarin e Qeverisë, të cilët, që nga 30 gushti një gjë flasin e punojnë krejt kundër, gjë që vërtetojnë edhe shkarkimet, që i kanë miratuar në Qeveri.