Qeveria e Maqedonisë a do ta mbaj premtimin për uljen e taksës rrugore?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut a do të mbajë premtimin për uljen e taksës rrugore. Një premtim i tillë dy muaj më parë ishte bërë nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Ai kishte theksuar se do të ketë ulje, por drafti i ligjit ende nuk është marrë në shqyrtim në Qeveri. Por edhe një deklaratë e fundit e ministrit Boçvarski ngre dyshime se as që do të ketë ulje të tarifave të taksës së rrugës, përcjell INA.

“Të gjitha këto goditje çmimesh dhe presione që ndodhin gjatë këtij sezoni ndërtimor në përputhje me trendet botërore të rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit, bëjnë presion serioz financiar mbi Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore dhe Qeverinë. Ndaj jemi të kujdesshëm dhe nuk duam të lejojmë që të vihemi në një situatë për të ngadalësuar apo ndaluar ndërtimin e ndonjë projekti infrastrukturor në të gjithë vendin. Dhe sigurisht që Ministria e Financave do ta ketë fjalën kyçe kur do të bisedohet me Qeverinë dhe në cilin moment, nëse kemi hapësirë ​​dhe mundësi për t’iu qasur një procedure të tillë”, theksoi Boçvarski.

Qeveria nuk thotë se kur do të prezantohet para deputetëve modeli i propozuar i Transportit dhe Rrugëve Shtetërore. “Posa të jetë kjo pikë në rend dite të Qeverisë, opinioni do të njoftohet”, thonë për Sitel nga Qeveria. (INA)