Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke u përgatitur që nesër të shpallë dy masa të rëndësishme për zbutjen e çmimevr, që së fundi kanë krijuar shqetësime në vend.
Televizioni “Telma” duke u thirrur në burime qeveritare njoftoi se në lojë është ulja e akcizës për derivatet e naftës, si dhe heqja e TVSH-së për disa produkte ushqimore, energjinë elektrike dhe ngrohjen.
Ulja e akcizës për karburantet, siç njofton Telma, do të ishte 30 për qind, ndonëse u konsideruan skenarë për ulje prej 10 dhe 20 për qind.
Masa e dytë ka të bëjë me heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për një listë specifike të kufizuar të produkteve ushqimore, si dhe për energjinë elektrike dhe ngrohjen.(INA)