Qeveria e Maqedonisë e bëri publike marrëveshjen për emrin (VIDEO)

0

Qeveria e Maqedonisë, pas seancës së sotme e deklasifikoi marrëveshjen me Greqinë për emrin e shtetit, që ende nuk dihet kur edhe ku do të nënshkruhet edhe pse u tha të shtunën, njofton Portalb.mk.

Marrëveshja, e përbërë prej preambulës, 3 pjesë dhe dispozita ekzekutive, me gjithsej 20 nene, e bart titullin “Marrëveshja Përfundimtare për Zgjidhjen e Dallimeve të Përshkruara në Rezolutën 817 (1993) dhe 845 (1993) më Këshillin për Siguri të Kombeve të Bashkuara, për Ndalimin e Vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme nga Viti 1995. Dhe Vendosjen e Partneritetit Strategjik mes Palëve”.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë sonte njëzëri e ka shqyrtuar dhe miratuar raportin për marrëveshje për zgjidhjen e kontestit greko-maqedonas për emrin dhe për partneritet strategjik. Në seancën e sotme, Qeveria ka vendosur ta deklasifikojë marrëveshjen dhe opinioni mundet që të njëjtn ta shohë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai shtoi se ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i ka informuar të gjithë anëtarët e Qeverisë për procesin, duke theksuar se marrëveshja “në mënyrë të dinjitetshme e mbron identitetin e përgjithshëm nacional dhe kulturor dhe identitetin e popullit maqedonas”.

Boshnjakovski ka informuar se gjatë ditës së nesërme do të duhej të definohet se në cilën ditë dhe në cilin lokacion do të nënshkruhet marrëveshja.

Marrëveshjen mund ta gjeni në këtë LINK.