Qeveria e Maqedonisë: Janë siguruar dy të tretat e shumicës në Kuvend

0

Qeveria e Maqedonisë pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Bilall Kasamin, ka lëshuar njoftim të përbashkët edhe me tetë deputetët e pavarur që u përjashtuan nga OBRM-PDUKM.

Nga qeveria thonë se në mënyrë të përbashkët kanë arritur të arrijnë marrëveshje për përfundimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit kushtetues, me çka kanë arritur të sigurojnë 2/3 e votave në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kemi marrë mbështetje maksimale për tekstet më të mira të mundshme për amendamentet dhe ligjin kushtetues për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, me çka edhe një herë është konfirmuar identiteti maqedonas”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata në fund shtojnë se “edhe një herë konfirmojmë se shtetësia është maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.