Qeveria e Maqedonisë nga 1 nëntori ka shpenzuar 2 milionë euro për gjëra të panevojshme, edhe pse e dinte se do të kishte krizë

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/03/2022

Qeveria po vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe shpërdoruese në mes të një krize, theksoi sot partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE.

Sipas saj, nga 1 nëntori i vitit të kaluar e deri më sot, për një periudhë 5 mujore, qeveria shpenzoi gati 2 milionë euro për shpenzime joproduktive, përcjell INA.

“Qeveria thotë se ka krizë dhe se duhet shpëtuar, ndërsa pas perdes të shpenzohen shuma të mëdha parash publike për luks.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, kur disa qytetarë nuk kanë mundësi për të ngrënë apo për të paguar faturat, siguron shërbime të telefonisë mobile në shumë prej 11.800.000 denarë.

NP për menaxhim banesor dhe lokal afarist, në kohën kur e dinin se do të ketë krizë, ndanë 4,7 milionë denarë për vlerësimin e objekteve afariste.

Këshilli republikan për siguri në komunikacion ka ndarë rreth 5 milionë denarë për shërbime të shtypshkronjës.

Këto janë vetëm disa nga blerjet e bëra në emër të kostove joproduktive, para që në vend të kësaj mund të rialokoheshin aty ku kishte më shumë nevojë.

A ishin të nevojshme të gjitha këto blerje? Përgjigja është jo! A mund të devijohen paratë në diçka tjetër në vend të shpenzimeve joproduktive, përgjigja është po! Por me këtë qeverisje nuk ka punë shtëpie, vetëm pasurimi i shpinës së popullit me një klikë të ngushtë njerëzish rreth majave të LSDM-së dhe BDI-së”, thekson VMRO-DPMNE.

A është kjo arsyeja që qeveritarët nuk pranojnë uljen me 50% të akcizës për karburantet?, pyet partia opozitare.

“A përdoret buxheti edhe në kohë krize vetëm për nevoja personale të qeverisë? Kovaçevski duhet ta dijë se drejtimi i vendit në kohë krize sjell obligim dhe përgjegjësi edhe më të madhe dhe çdo menaxhim joracional i mjeteve të qytetarëve do të jetë subjekt i përgjegjësisë në të ardhmen”, thekson VMRO-DPMNE.(INA)

TË FUNDIT

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ESHS: Në tremujorin e tretë të këtij viti janë regjistruar 10 mijë vende të lira pune

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Propozohet rritja e moshës për daljen në pension

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË