Qeveria e Maqedonisë paralajmëron masa të reja ekonomike

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/03/2022

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se vazhdimisht ndjek gjendjen dhe me masa konkrete vepron për të ruajtur standardin e qytetarëve.

Ata shtojnë se gjatë do të ketë masa të reja për tejkalimin e gjendjes ekonomike me qëllim të mos ketv rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore dhe burimeve të energjisë.

“Qeveria me të gjithë pjesëmarrësit, sindikatat, odat, punëdhënësit në kuadër të Këshillit Ekonomik, si dhe me ekspertë të jashtëm, do të diskutojnë për tejkalimin e situatës aktuale në vend, si pasojë e zhvillimeve botërore që po ndjehen edhe te ne. Secili në domenin e tyre do të jep kontributin e tyre në perceptimin e situatës që do të ishin propozime dhe ide të mundshme për zgjidhje të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Nga qeveria theksojnë se nuk do të ketë ndryshime në faturat e energjisë për ngrohje të amvisërive.

“Me këtë vendim qeveritar bëhet ndryshim në Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore dhe pengesave në tregun e energjisë për ngrohje. Me këtë ndryshim përcaktohet baza ligjore për miratimin e një mase për mbështetje financiare që do të kompensojë dallimin në çmimin e energjisë për ngrohje për furnizuesit e ngrohjes në mënyrë që të eliminohet mundësia që dallimi i çmimit të jetë ngarkesë e konsumatorëve të ngrohjes nga kategoria e amvisërive”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ