Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të formojë institucion të ri për sigurimet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Prill, 2023

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të formoj Agjenci apo Administratë për Mbajtjen e Regjistrimit të Detyrueshëm të Sigurimeve Shoqërore.

Ky propozim do të bëhet nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, përmes një ligji të ri për Regjistrin e Sigurimeve të Detyrueshme Shoqërore, ku shënimet e të gjitha kontributeve do të mbahen në një vend – kontributi për sigurimin pensional dhe invalidor, kontributi për sigurim shëndetësor dhe kontributi për sigurim në rast të papunësisë, përcjell INA.

Ky institucion do të jetë një qendër e cila do të kryejë funksionin dhe punët e deritanishme të fondeve të shëndetësisë dhe atij pesional, por edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale si dhe Agjencisë për Punësim.

Administrata e angazhuar do të menaxhojë bazën e të dhënave, do të punojnë me aplikimet dhe çregjistrimet, regjistrimet dhe identifikimin e personave të siguruar, përpunimin e kontributeve të mbledhura, si dhe detyra të tjera.

Këtu do të regjistrohen të gjithë personat e siguruar dhe obliguesit. Në kuadër të ligjit të ri janë paraparë edhe gjoba nga 200 deri në 400 euro për individët dhe kompanitë nëse nuk respektojnë raportimin në kohë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

INFO

NA NDIQ