Qeveria e Maqedonisë shkarkoi dhe emëroi disa drejtorë, ja emrat

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të rregullt mbrëmë ka shkarkuar dhe emëruar disa drejtorë nëpër drejtori, agjencitë qeveritare si dhe bordet drejtuese të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare që janë në pronësi të Qeverisë, përcjell INA.

Për anëtar të bordit të Ndërmarrjes publike për ekonomizim me objektet për sport në pronësi të shtetit janë zgjedhur: Veton Murati, Vllado Nedanoski, Nikola Rilak dhe Zoran Sazdoski. Qeveria rekomandoi që bordi i ri të ngris procedurën për shkarkimin e drejtorit aktual të kësaj ndërmarrje Shpend Hajredini.

Qeveria solli vendim që të shkarkoi drejtori i ndërmarrjes publike për ekonomizim me kullosat, Lulzim Fejzuli, dhe se për këtë ngarkoi bordit drejtues të kësaj ndërmarrje.

Qeveria konstatoi dorëheqjen e Ilmi Selamit nga detyra e anëtarit të bordit të drejtorëve të Shoqërisë aksionalre “Ujësjellësi” dhe në vend të tij vjen Vasko Stefanov.

Arben Vila është shkarkuar nga detyra e u.d drejtor i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit dhe se në vend të tij është emëruar Dejan Pavlevski.

Po ashtu anëtarë të bordit të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik janë zgjedhur: Monika Jovanova, Pishtar Luftiu, Kalina Leçevska, Branko Niçota, Dimitrija Angjelkovski, Sinisha Veljanovski, Driton Ziberi.

Milutin Stançiq është emëruar drejtor i Drejtorisë për zhvillim dhe përparim të arsimit të pjesëtarëve të bashkësive etnike.

Izmit Nura është shkarkuar nga detyra e zv/drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport dhe në vend të tij është emëruar Avni Rrustemi.

Alajdin Havziu është shkarkuar nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Punë dhe në vend të tij është emëruar Jovana Trençevska.

Abdush Demiri është emëruar drejtor i Agjencisë për punësim dhe nga kjo pozitë e deritanishme është shkarkuar Biljana Jovanovska.

Safet Emruli është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe në vend të tij është emëruar Goran Gerasimovski.

Osman Shukriu është shkarkuar nga detyra e zv/drejtorit të Agjencisë për Emigracion dhe në vend të tij është emëruar Izmit Nura.

Fejzulla Spahija është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për ambient jetësor dhe në vend të tij vjen Ana Petrovska.

Abdul Selam Selami është shkarkuar nga detyra e zv/drejtorit të Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe se ai është zgjedhur në postin e zv/drejtorit të Drejtorisë së të Hyrave Publike. Nga kjo detyrë në DHP është shkarkuar Remzi Abdullahi. Ky i fundit shkon në postin e deritanishëm të Selamit.

Kaltrina Beqiri është emëruar drejtore e Agjencisë për cilësi dhe akreditim të objekteve shëndetësore, në vend të Ante Popovski.

Hisen Xhemaili është emëruar drejtor i Drejtorisë për ambient jetësor në vend të drejtorit të deritanishëm Xhezmi Saliu.

Adnan Azizi do të jetë drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut – Transport SHA-Shkup ku deri tani e ka drejtur Orhan Murtezani, i cili është shkarkuar. nga Alternativa mëson TetovaSot nga burimet qeveritare. Po ashtu në këtë seancë qeveritare janë zgjedhur edhe anëtarë të bordeve të disa ndërmarrjeve dhe drejtorive. (INA)