Qeveria e RMV-së: Arritëm marrëveshje me sindikatat, nga shtatori paga më të larta për 10 për qind në sektorin publik

INA
INA

11 Korrik, 2023

Qeveria e RMV-së informon se pas bisedimeve të suksesshme dhe dialogut të hapur, arritën në një zgjidhje të përbashkët me sindikatat, që do të zgjidhë përgjithmonë çështjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik.

Nga Qeveria thonë se në takimin e djeshëm të punës, të dyja palët u dakorduan për rritje të pagave prej 10% prej muajit shtator të vitit 2023, si dhe pagesën prej 10.000 denarë për pushim vjetor për vitin 2023, që do të paguhet deri në fund të vitit.

“Krahas kësaj, u arrit marrëveshje për rritje sistematike të pagave në sektorin publik, përmes një metodologjie që do të zgjidhë këtë problem dhjetëvjeçar. Metodologjia e re e përllogaritjes së pagave në sektorin publik, e cila do të jetë pjesë e kontratës së përgjithshme kolektive, do të merret nga paga mesatare e shumëzuar me një koeficient dhe do të llogaritet nga marsi i vitit 2025”.

“Me këtë, pas 17 vitesh, do të miratohet një Marrëveshje e re e Përgjithshme Kolektive, e cila prezanton një zgjidhje sistematike për pagat në sektorin publik që do të garantojë rritjen e pagave pa kalkulime politike. Në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, sipas marrëveshjes së djeshme, do të përcaktohet pagesa e një shume minimale për pushim vjetor në vlerë prej 30% të pagës mesatare neto”, thonë nga Qeveria.

Zgjidhja e përcaktuar do të dorëzohet deri te Këshilli Ekonomik-Social, ku pritet të miratohet në ditët në vijim.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të punojë në drejtim të sigurimit të kushteve më të mira për punonjësit, standardit më të mirë të jetesës, si dhe mundëson një të ardhme të begatë dhe evropiane për vendin”, thonë nga Qeveria.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Donika Gervalla

Gërvalla pas letrës së Radoiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionhet regjmimi Vuçiqit

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

tome-gashi

Tomë Gashi zbulon se kush e bëri të famshëm Radojçiqin në Kosovë, ja kë përmend!

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Canak

Çanak: Ja pse në Banjskë dështoi skenari sipas yrnekut të viteve ‘90′

Ganimete Musliu Ganja

Ganja kërkon mobilizimin e deputetëve: Mos t’i lejojmë deputetët e Listës Serbe të futen në Kuvendin e Kosovës

INFO

NA NDIQ