Qeveria gjermane kërkon që Kosova të shtyjë vendimin që përjashton dinarin

INA
INA

26/01/2024

Qeveria gjermane i kërkoi Kosovës që të shtyjë planet për zbatimin e vendimit që euro të jetë monedha e saj e vetme mes shqetësimeve se vendimi mund të përkeqësojë tensionet etnike duke ndërprerë qarkullimin e parave kesh për serbët etnikë në veri të vendit.

“Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e zbatimit derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u tha gazetarëve në Berlin të premten Christiane Hoffmann, zëvendës-zëdhënëse e qeverisë.

Derisa këtë çështje e konsideron është një vendim sovran për Kosovën, Hoffmann e quajti vendimin për valutën një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.

Agjencia e lajmeve me seli në New York “Bloomberg News” shkruan se udhëheqësit europianë kanë dështuar në përpjekjet për të normalizuar lidhjet midis Serbisë dhe Kosovës, sovranitetin e së cilës autoritetet në Beograd refuzojnë ta njohin. Tensionet në Kosovën veriore të dominuar nga serbët vluan gjatë vitit të kaluar në dhunën më të keqe në gati dy dekada, transmeton Gazeta Express.

Banka qendrore e Kosovës njoftoi në fillim të këtij muaji se nga java e ardhshme, do të ndalojë çdo kreditor që të operojë pa licencë, duke ndikuar potencialisht në Postanska Stedionica të Serbisë, kanali kryesor për fondet në dinarë serbë ku mbështeten rreth 90,000 serbë në Kosovë.

Pagesat e dinarit

Banka Qendrore e Serbisë, e cila pohon se pagesat regjistrohen në mënyrë transparente dhe me mbikëqyrje nga Prishtina, tha në një deklaratë se kufizimet paraqesin “një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën e popullsisë serbe dhe synojnë të dëbojnë më shumë serbë nga Kosova”.

Komuniteti serb merr pagesa për pensione, kujdes shëndetësor, arsim dhe investime – pagesa të bëra deri më tani me pak mbikëqyrje nga autoritetet e Kosovës, që mbizotërohen nga shqiptarët entikë. Qeveria në Beograd dërgon më shumë se 100 milionë dollarë në vit për të mbështetur serbët e Kosovës, shkruan ky medium.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar kundër çdo ndryshimi të papritur pasi ndërmjetësit kërkojnë të lehtësojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis fqinjëve ballkanikë, të cilët të dy kanë aspirata për t’u bashkuar me bllokun 27-anëtarësh. Bisedimet kanë ngecur kryesisht për fatin e serbëve që u bënë pakicë pas ndarjes së Kosovës.

“Kosova duhet të jetë në gjendje të kontrollojë valutën në vend – nuk duhet të jetë e diskutueshme”, tha Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Europës Juglindore në Universitetin e Gracit.

“Por dialogu me Serbinë tani është në një vend kaq të vështirë, dhe në fund të ditës, Qeveria e Kosovës duhet të përpiqet që serbët e Kosovës ta shohin veten më të integruar”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

ekonomi investim plan menaxhim

Samiti për Investime në Ballkan bënë bashkë gjashtë kryeministrat në Londër, fokus rritja e investimeve në rajon

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

supermarketet-800x445

Qytetarët blejnë vetëm produktet e nevojshme dhe kanë frikë nga një rritje e re çmimi

kontabilitet menaxher biznes

Do te rritet çmimi i shërbimeve për kontabilitet në Maqedoninë e Veriut

gresa behluli shkurte fejza

Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë

policia-kosoves

Raportohet për shpërthim tek ‘Tre Rrokaqiejtë’ në veri, policia jep detaje

arme-antitank

Çka po ndodhë me blerjen e “Javelin”? Deklarohet Ministria e Mbrojtjes dhe lëshon paralajmërimin e fortë

INFO

NA NDIQ