Qeveria greke e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës

0

Pas informacioneve për supozimet për prezentimin e një plani B të prezentuar nga Kamenosi në Uashington për marrëveshje ndërshtetërore, burime të kabinetit Cipras, komentuan se Qeveria greke mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe i mbështet angazhimet e kryeministrit të Maqedonisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Qeveria greke mbetet e përkushtuar në Marrëveshjen e Prespës. I respekton proceset kushtetuese në vendin fqinj dhe i mbështet angazhimet e zotëri Zaevit për t’i implementuar parakushtet që Marrëveshja të hyjë në fuqi”, komentojnë burime të kabinetit të kryeministrit grek, Aleksis Cipras.