Kyriakos Mitsotakis, kryeministri grek, foli për kanalin britanik ITV dhe iu drejtua atyre që humbën pushimet në Rodos për shkak të zjarreve, duke njoftuar se do të “dëmshpërblehen”.
“Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që humbën pushimet për shkak të zjarreve,” – tha kryeministri duke folur për kanalin britanik.
“Greqia është një vend i sigurt” – ishte mesazhi kryesor i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.