Qeveria harxhon mbi 144 mijë euro për ushqime luksoze

Picture of designer@fetishimedia.ch

08/04/2023

Qeveria parashikon që këtë vit ti shpenzojë mbi 144 mijë euro, para të qytetarëve për të blerë ushqime luksoze të klasit të partë.

Për tu furnizuar me të gjitha këto produkte, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka nënshkruar disa kontrata me kompani të ndryshme dhe atë për: Produkte nga mishi i thatë, produkte nga mishi i freskët i pulës, fruta, perime dhe zarzavate si dhe disa lloje të kafesë, përcjell Alsat.

Më së shumti para, Qeveria dhe institucionet e saj parashikojnë të shpenzojnë për kafe esspreso dhe lloje të tjera të kafesë shumë prej 2.950.000 denarë ose mbi 48.000 euro, pastaj për fruta 2.100.000 denarë ose mbi 34.200 euro. 1.785.000 denarë ose mbi 29.000 euro Qeveria parashikon të shpenzojë për lloje të ndryshme të mishit të freskët të pulës, rreth 24.000 euro ose 1.470.000 denarë për produkte nga mishi i thatë. Shërbimi i Qeverisë ka nënshkruar dy kontrata në vlerë të përgjithshme prej rreth 9.400 euro ose 577.500 denarë për të furnizuar me fruta dhe perime dy vilat shtetërore në Ohër. Shuma totale e të gjitha këtyre shpenzimeve të parashikuara të Qeverisë arrin rreth 144.761 euro.

Ajo që bie në sy në kontratat e nënshkruara nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, është se nga kompanitë kërkohet që furnizimet të bëhen me produkte të klasit të parë./Alsat

TË FUNDIT

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË