Qeveria hyn në borxh 70 milionë euro për rregullimin e rrugëve lokale në 80 komuna

0

Qeveria sot miratoi projekt – ligjin për huamarrje tek Banka Ndërkombëtare për Ripërtrirje dhe Zhvillim si dhe tek Banka Botërore me vlerë prej 70 milionë euro. Këto para do të jenë të dedikuara për lidhjet dhe rregullimin e rrugëve lokale, përcjell INA.

Në njoftimin e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev nënvizohet se paratë do të shfrytëzohen për rehabilitimin, rikonstruimin dhe rindërtimin e rrugëve lokale dhe rrugicave me një gjatësi prej 450 kilometra në 80 komuna. Qëllimi është që të sigurohet siguria më e lartë dhe qasja përmes transportit në nivel lokal. (INA)