Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve

Picture of ina-online
ina-online

11/09/2024

Kryeministri Hristijan Mickoski do udhëtojë më 19 shtator për në Bruksel, ku do të prezantojë propozimin qeveritar për zhbllokimiin e eurointegrimeve të vendit. Në konferencën e sotme për media, Mickoskit tha se, tani është një periudhë ku nuk mund të ndodhë asgjë në negociatat me Bullgarinë, duke pasur parasysh rrethanat aktuale politike në shtetin fqinj. Kryeministri pret që pas formimit të qeverisë në Bullgari, të ndryshojë situata në raportet mes dy vendeve, por po ashtu thtoë se Brukseli duhet të dëshmojë vullnet politik për zgjidhjen e sfidave që kanë të bëjnë me vendin.

“Tani është periudhë kur absolutisht nuk mund të ndodhë në atë proces, sepse siç e dini kemi periudhë kur në Bullgari do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shtatat me radhë në tre vitet e fundit. Të presim që të formohet atje Qeveria politike, që të shohim nëse ekziston dëshirë për dialog. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, duam të bisedojmë dhe atë ia përcjellim bashkëbiseduesve tanë, të cilët vjnë nga Brukseli. Sa i përket propozimeve tona, ato janë të njohura në opinion, të komentuara shumë herë deri më tani”, theksoi kryeministri Mickoski.

Pavarësisht që, Qeveria e re e Maqedonisë s ëVeriut, pret që pas zgjedhjeve me Bullgarinë, të rinegociojë marrëveshjen për hapjen e kapitujve për anëtarësim, nga Sofja zyrtare kanë bërë të qartë se nuk do të rinegociojnë zotimet tanimë të ndërmarra nga Shkupi.

Ndërkaq, para vizitës së kryrministrit në Bruksel, më 13 shtator është paralajmëruar se presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova do të takojë homologun e tij bullgar, Rumen Radev. Në këtë takim nuk është paralajmëruar se do të bisedohet për çështje thelbësore por do të ketë më tepër për qëllim, relaksimin e atmosferës në raportet mes dy vendeve.

TË FUNDIT
54 minuta
Identifikohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e Komunës së Tetovës
58 minuta
Bojkotohet mësimi në fshatin Moranë të Shkupit, kërkohet pavarësimi i shkollës fillore “Naim Frashëri”
59 minuta
MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës
2 orë
Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar
2 orë
Zj’arri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues

ME TE LEXUARA

59 minuta
MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës
1 ditë
Shkupi me disa rrugë të bllokuara – shkaku mbajtja e maratonës së vrapimit
19 orë
Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI-në, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët!
4 orë
“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë
58 minuta
Bojkotohet mësimi në fshatin Moranë të Shkupit, kërkohet pavarësimi i shkollës fillore “Naim Frashëri”
1 ditë
Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO

LEXO MË SHUMË

Zjarri_KOmuna_Tetove-780x470

Identifikohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e Komunës së Tetovës

moran shkolla

Bojkotohet mësimi në fshatin Moranë të Shkupit, kërkohet pavarësimi i shkollës fillore “Naim Frashëri”

mepso

MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës

kasami meidani

Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar

Nazmi Dauti

Zj’arri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues

Mickoski_Vuceviq-780x470

Asnjë nga ministrat e VLEN-it nuk e pret kryeministrin serb, i cili po qëndron në Shkup

erdogan

Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë

gjykata kushtetuese

“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

LSDM

Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi

INFO

NA NDIQ