Qeveria jep 7 deri 10 mijë euro për person! Ja kush mund të përfitojë

Picture of INA
INA

09/06/2025

Është publikuar thirrja nga Plani Operativ për Punësim për vitin 2025, e cila përfshin dy masa mbështetëse për hapjen e bizneseve, njëra për persona mbi 29 vjeç dhe tjetra për të rinj deri në 29 vjeç.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, që sot njoftoi për thirrjen në një konferencë për shtyp në Qeveri, masa e parë parasheh një grant prej 430.500 denarësh (rreth 7.000 euro) për persona mbi 29 vjeç për të themeluar një biznes të vetin, me mundësi për shtesë deri në 250.000 denarë për persona me aftësi të kufizuara. Masa e dytë është për persona deri në 29 vjeç dhe përfshin mbështetje financiare deri në 615.000 denarë (rreth 10.000 euro).

Në thirrje mund të aplikojnë personat e papunë të evidentuar në Agjencinë për Punësim, gratë nga zonat rurale, përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, personat me aftësi të kufizuara, gratë viktima të dhunës në familje, të kthyerit nga jashtë si dhe qytetarët që dëshirojnë të formalizojnë veprimtarinë e tyre.

Të dyja masat përfshijnë trajnime për ndërmarrësi, përgatitje të planit të biznesit dhe mentorim gjashtëmujor.

“Qëllimi ynë është i qartë – të mbështesim sa më shumë qytetarë që duan të ndërtojnë diçka të tyren në mënyrë të qëndrueshme dhe legale. Kjo nuk është vetëm ndihmë financiare, por edhe një investim i drejtpërdrejtë në potencialin e qytetarëve dhe në zhvillimin e ekonomisë. Nuk është vetëm një premtim, por krijim i mundësive reale për punësim dhe zhvillim”, theksoi Durmishi.

Ai shtoi se nga thirrja janë të përjashtuara disa aktivitete bujqësore, transporti taksi, lojërat e fatit, sigurimet dhe ndërmjetësimi për punësim, ndërsa për personat me aftësi të kufizuara dhe gratë nga zonat rurale parashihen përjashtime sipas rregullores në fuqi.

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË