Qeveria ka ndarë 2.8 milionë euro për Komunën e Çairit

Picture of Ina Online
Ina Online

17/10/2024

169 milionë denarë ose përafërsisht 2,8 milionë euro i ka ndarë Qeveria e Maqedonisë së Veriut Komunës së Çairit për projekte shumë të rëndësishme për këtë komunë, përcjell INA.

Shpërndarja e këtyre mjeteve është në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat” dhe vendimi është marrë në seancën e 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komuna e Çairit janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do ti merr.

Komuna e Çairit ka marrë mjete për shumë projekte të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me financimin e projekteve në fushën e mjedisit jetësor, transportit, arsimit, sportit, kujdesit për fëmijët, për të cilat komunat nuk kanë mjete të mjaftueshme për t’i realizuar dhe janë të një rëndësie thelbësore për qytetarët.

Siç paralajmëroi Qeveria, financimi i projekteve për komunat do të vazhdojë në vlerë prej 250 milionë euro shtesë.

Mjetet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha komunat dhe rajonet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë arsye për mosndarjen e mjeteve.

Më poshtë janë projektet për të cilat Komuna e Çairit ka aplikuar dhe i ka fituar:

-Rikonstruimi i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në lagja Dizhon – 88.433.316,00 denarë.

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimeve fekale dhe atmosferike në rr. Kovaçka, lagja Sauk Çeshma – 9.117.282,00 den.

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në rr. Dizhon 17-6.984.638,00 den

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në rr. Dizhon Nr. 15, -7.802.144,00 denarë

-Rikonstruimi i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në vendbanimin Sahat Kullë – 57.020.336,00 denarë.

Përkrahja për realizimin e këtyre projekteve nga Qeveria për Komunën e Çairit padyshim që do të kontribuojë në zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.(INA)

TË FUNDIT

Agimi nga Shkupi ndërtoi një Kishë në Ohër

Minçevit dhe Stoilkoviqit i pëlqen ose jo, gjuha shqipe është zyrtare dhe jo preferencë personale

“Athua ka degraduar pozita e shqiptarëve?”, Ibrahimi: Ne sot po ballafaqohemi me dëmet që i kanë bërë më herët

WhatsApp nuk ndalet, sjell risinë e shumëkërkuar

Rruga Kratovë – Probishtip e pakalueshme për kamionë për shkak të reshjeve të borës

Shkupi ndër pesë qytetet me ajër më të ndotur në botë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË