Qeveria ka shpenzuar 50 mijë euro për kafe dhe 49 mijë euro për lule, thonë nga VMRO-ja

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/03/2022

Pushteti dhe opozita përplasen lidhur me harxhimet. VMRO DPMNE akuzon pushtetin se po shpenzon pa masë në kohë krize nga ana tjetër nga pushteti thonë që masat që u votuan dy ditë më parë, po japin rezultat.
Edhe pse vet Kryeministri bëri thirrje që të ndalohen harxhime jo produktive nga institucionet shtetërore, shifrat që po dalin në opinion janë alarmante. Nga VMRO DPMNE, thonë se kjo qeveri ka harxhuar 200 000 euro për shërbime hotelerike dhe 50 000 euro për kafe.
DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË

Prej para fillimit të vitit të ri, vetëm për shërbime hotelerike, Qeveria ka ndarë 11.8 milion denarë. Afër 200 000 euro vetëm për shërbime hotelerike.
Kuvendi për telefona mobil dhe shërbime telefonike, muajve të kaluar ka nënshkrua marrëveshje dhe kanë ndarë prej buxhetit të qytetarëve 11.8 milion denarë. Paramendoni, në mes të një krize si kjo, shërbimi për punë të përgjithshme harxhon 2.9 milion denarë për lule.
Kjo Qeveri, gjegjësisht shërbimi për punë të përgjithshme, e ka arritur kulmin me blerjen e kafes. Tre milion denarë ose 50 000 euro kanë ndarë për kafe.
Opozita thotë se pushteti e ka ditur para katër muajve se do të ketë krizë si rezultat i veprimeve tjera që po ndodhin në botë, por harxhimet nuk i kanë ndalur.
E nga ana tjetër, nga LSDM thonë që masat që u votuan dy ditë më parë, po japin rezultat.
KOSTADIN ACEVSKI, ANËTARË I KËSHILLIT EKZEKUTIV TË LSDM-SË
-Masat anti-krizë nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM, po japin rezultat konkret.
Janë ulur çmimet e derivateve.
-Çmimet e produkteve themelore ushqimore mbetet stabile.
-Sollëm masa në vlerë prej 400 milion eurove që ta amortizojmë presionin mbi standardin e qytetarëve dhe ekonomisë.
Për harxhimet jo produktive Klan pyeti edhe Ministrin e financave në konferencën e djeshme për media. Vetëm për derivate dhe për shërbime telefonike, qeveria në dy muajt e parë ka paguar rreth 3 milion euro. Fatmir Besimi premtoi se do të punohet që të ulën maksimalisht shpenzimet jo produktive./KlanMacedonia/

TË FUNDIT

“BDI-ja është leksion i mësuar”

Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë

Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik

Në Maqedoni janë aktivë gati 2 milionë numra të celularëve, ja sa persona shfrytëzojnë “post-pejd” e sa “pri-pejd”

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë evropiane

Kusherirat nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË