Qeveria Kovaçevski produkt i ‘Ballkanit të Hapur’?

Xhevdet Nasufi

Ishte bizar diskursi i mëparshëm i shqiptarëve për shtetin e Maqedonisë: Do të zhbëhet,do të coptohet dhe çka jo tjetër. E tëra kjo ishte shprehje e revoltes dhe e shpresës për shqiptarët që të ndërtohet Maqedonija, shtet më i drejtë edhe për shqiptarët.

Edhe Ali Ahmeti me UÇK fillimisht në vitin 2001 nisen luftën me të njejtin diskurs. Megjithate,lufta epilogoj me hepiend politik në të cilin Aliu me shokët e tij u akomoduan tani e njëzet vjet në pushtet dhe “harruan” diskursin .Në të njejtën kohë,po të njejtit rrokullisen shtetin prej krize në krizë,prej zgjedhjeve në zgjedhje, duke katandisur qytetarët, shqiptarët në veçanti në vobegësi dhe pasiguri.Gjatë gjithë kësaj kohe të qeverisjes së BDI-së është ndier mungesë apsolute e ideve për të menaxhuar dhe ndërtuar shtetin efikas dhe të barabart për shqiptarët, ashtu siç edhe lufta e imagjinoj në vitin 2001. Bile,konfliktet ekstreme ndërmaqedonase (VMRO-LSDM) si mundësi reale për benefite për shqiptarët,Aliu dhe BDI-në i konvertuan në qeverisje partiake sipas ideologjisë shtet parti. Gjatë gjithë kësaj kohe të qeverisjes së shqiptarëve me në krye Aliun,ishte sukses vetëm anëtarsimi i shtetit në NATO, por ama fal gjeostrategjisë përëndimore dhe asaj amerikane në veçanti, dhe pak asistencë e Zaevit propërëndimor.

Sot sikur po sforcohet rezignimi për percepsionin se Ali Ahmetin dhe BDI nuk ka forcë që i sposton nga pushteti.Në fakt, katapultimi politik i opozites shqiptare në MV nga ekstremi i rrëzimit të qeverisë nëpërmjet votbesimit në ruajtjen e saj e sforcon dukshëm këtë rezignim. Pra,cila është logjika politike që opozita pas katapultimeve të fundit të promovon apsurd politik të pashembull: Rëxim të qeverisë për të mbijetuar po e njejta qeveri?!
Gjithsesi situatë e paprecedentë, opozita shqiptare dhe maqedonase bënë përpjekjen për mocionin e parë real të mosbesimi ndaj Aliut dhe Zaevit,por dështoj si në filmat e Hiçkokut.

Siç duket edhe Rama nuk deshti që të rrëxohet Aliu dhe Zavi. Rama këtë e bëri me elegancë,për dallim kur ate e bëri më parë për të miratuar Ligjin tejet konfuz për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Mu për këtë,duket se edhe pritshmëria e madhe për rrëximin e Aliut nuk ndodhi.Pra,argument i shtuar qensor, vall Ballkani i Hapur e rindërtoj qeverinë Zaev-Ali nën atributin e Kovaçevskit. Sigurisht po, pasi Edi Rames ju deshen bashkudhëtarët siç është Zaevi dhe Aliu,sepse si do të dukej binomi Rama-Viçiq pa Zaevin dhe Aliun bashk drejt Ballkanit te Hapur?