Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Picture of Ina Online
Ina Online

11/02/2025

Qeveria vendosi të kufizojë marzhet në tregtinë me pakicë për 10 për qind dhe me të njëjtën përqindje në tregtinë me shumicë. Kufizimi i marzhit do të zgjasë deri më 30 prill. Do të përfshihen produktet ushqimore bazë, detergjentët dhe ushqimi për fëmijë.

Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva pasdite në konferencë për media tha se një vendim i tillë është marrë në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili tregon se shitësit me pakicë kanë mbi 20 për qind marzh tek produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind marzh në produktet e higjienës personale. Tek importuesit dhe distributorët janë vendosur marzhe më të larta, të cilat shkojnë madje edhe deri 50 për qind.

“Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë që të propozojë masën e ardhshme, Vendim për kufizimin e marzhës me 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe 10 për qind në tregtinë me shumicë për produktet ushqimore bazë, të njëjtat 73 grupe produktesh që ishin në shportat e mëparshme, por, e njëjta të plotësohet edhe me produkte higjienike, si detergjentët, si dhe me ushqim për foshnja dhe produkte të tjera jo ushqimore, për të cilat është vërejtur një marzhë shumë e lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve. Presim që të përfshihen mbi 100 grupe produktesh” tha Miteva.

Ministria e Ekonomisë do të shqyrtojë nëse krahas kësaj mase ka nevojë për bartje të shportave shtesë. Ministria është e ngarkuar që të mbaj një takim urgjent me të gjitha institucionet kompetente si Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministritë e Financave dhe Bujqësisë, Komisionin për Mbrojtjen nga Konkurrenca me qëllim për të shqyrtuar masat dhe propozimet tjera që do të kenë zgjidhje afatgjatë të kësaj situate.

Deri të premten duhet të kryhet kontroll tek prodhuesit e qumështit dhe produkteve nga qumështi dhe prodhuesit e mishit.

Qeveria u rekomandon të gjitha marketeve të fillojnë procedurën për publikimin transparent të çmimeve të të gjitha produkteve dhe përditësimin e tyre në baza ditore.

“Qëllimi i këtij rekomandimi është të rritet transparenca, duke u mundësuar qytetarëve të vendosin vetë se ku të blejnë, të shohin ndryshimet në çmime, ndërsa vlerësojmë se kjo qasje, e cila ka karakter rekomandimi dhe jo kufizimi, do të ndihmojë në harmonizimin e çmimeve të produkteve”, tha Miteva.

Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar edhe Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, të cilin e udhëhqin personat të cilët i plotësojnë kushtet që në afat të kenë ulje të faturës së energjisë elektrike për energjinë e shfrytëzuar për një mijë denarë në afat prej 12 muajsh.

TË FUNDIT

Qeveritarët ndezin shpresën edhe për rastet tjera! Për “Besa Transin”, djegien e Spitali Modular dhe aksidentin në Llaskarcë

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

Qeveria sërish me thirrje: Mediat që kanë emituar materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t’i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

28 persona të dyshuar për tra’gjedinë! Kocevski: Rrënjët janë te korrupsioni i thellë në sistem

LAMTUMIRË! Përfundon ceremonia e varrimit të viktimave të Koçanit

SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË