Qeveria kundër zhvillimit ekonomik. Penalizon bizneset me tatim solidar dhe ngrin çmimet e ulura

Picture of ina-online
ina-online

20/09/2023

OEMVP si institucion i cili ka për qëllim bazë mbrojtjen e interesave të bizneseve që nga paralajmërimi i parë i institucioneve dhe qeverisë në fund të vitit 2022 e deri sot, pa ndalur ka lobuar dhe punuar kundër propozim Ligjit për tatimin solidar, duke theksuar që ky ligj ishte jo parimor duke mos u bazuar në ndonjë analizë përkatëse dhe duke apeluar tek të gjitha institucionet kompetente që të reflektojnë dhe të gjejnë mënyra alternative për zbutjen e pasojave të krizës.

Sidoqoftë edhe përkundrejt gjitha reagimeve të OEMVP, Kuvendi miratoi ligjin në procedurë të përshpejtuar, duke dëshmuar edhe njëherë që siguria juridike e kompanive në Republikën e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk është e garantuar dhe që kompanitë e suksesshme të cilët punojnë në mënyrë të rregullt, kontribuojnë në zhvillim ekonomik të vendit dhe që njëherit janë tatimpaguesit më të mëdhenj do të dënohen për suksesin e tyre dhe pasojat e keq menaxhimit të krizës nga ana e institucioneve do të bien në barrë të tyre.

Me këtë ligj retroaktiv, kompanitë vendore jo vetëm që do të dënohen me shuma marramendëse dhe nuk do të mund të realizojnë investimet e planifikuara, por të njëjtët do të destimulohen që të punojnë me fitim gjatë viteve në vijim, gjë e cila mund të stimulojë edhe më tej ekonominë joformale. Gjithashtu do të paraqet një barë të madhe për kompanitë sepse ato mjete të fituara më herët, kompanitë veç më i kanë investuar që nënkupton se ky ligj do i vë në pozitë të keqe vitet vijuese kompanitë e përfshira në ligj.

Apelojmë deri tek Presidenti i RMV-së që të ketë parasysh Kërkesën e OEMVP të dërguar më herët për të mos e nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për tatimin solidar.

Vendim tjetër mjaft i dëmshëm për kompanitë e RMV është Vendimi për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore për së paku 10% dhe ngrirjen e çmimeve të ulura, e cila po ndërmerret disa herë radhazi ngjashëm brenda 2 viteve. Ekonomia e tregut të lirë është vënë në pikëpyetje me ndërhyrjet e shumta nga ana e Qeverisë, kështu duke stimuluar ekonominë gri ndërkaq, synimet e vendit tonë janë eliminimi i saj, por edhe i nxitjes së konkurrencës së lirë.

Gjatë ndërmarrjes së vendimeve të tilla atëherë janë të nevojshme edhe eliminimi i përkohshëm i tatimeve apo tarifave doganore me qëllim të evitimit të mungesës së atyre produkteve në treg por edhe të mbrohen prodhuesit vendor. Gjatë uljes së çmimeve të këtyre produkteve rrezikohet edhe cilësia e produkteve nga vet prodhuesit të cilët do duhet të punojnë me humbje.

Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimiore apelon deri tek gjitha institucionet në vend që sjellja e vendimeve dhe ligjeve të tilla nuk duhet të bëhet pa analiza përkatëse dhe të detajuara të tregut, sepse pasojat e të njëjtës do të jenë shumë të mëdha.

TË FUNDIT
2 minuta
Mitko Çavkov del nga burgu!?
3 minuta
Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor
50 minuta
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
58 minuta
Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive
1 orë
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

ME TE LEXUARA

2 orë
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg
1 ditë
Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”
7 orë
Fluks i madh i makinave në Qafë Thanë
1 ditë
Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!
2 orë
“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës
1 ditë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
7 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Moti edhe sot me temperatura deri 40 gradë

LEXO MË SHUMË

mitko

Mitko Çavkov del nga burgu!?

venko filipce

Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

zjarr

Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

burg

“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

policia

Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

sedat-750x430-1

Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji

cezme-uji

Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

INFO

NA NDIQ