Qeveria Kurti pas takimit me liderët shqiptarë: Presidenti i Maqedonisë kësaj radhe duhet të jetë shqiptar!

Picture of Ina Online
Ina Online

30/01/2024

Sot në Prishtinë krerët e Lidhjes Europiane për Ndryshim janë takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Pjesë e takimit kësaj radhe ka qenë edhe kryetari i Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari. Ky takim mund të jetë një paralajmërim se opozita shqiptare po vazhdon të fuqizohet.

Në lidhje me takimin nga zyra e kryeministrit Kurti kanë dhënë detaje se çfarë është biseduar.
Komunikatën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Kumtesë nga zyra e Kryeministrit të Kosovës

Sot në zyrën e tij, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti, priti krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i Komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA e i Komunës së Tetovës, Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.
Në takim mori pjesë edhe këshilltari i kryeministrit, Bekim Qoku.

Së bashku diskutuan për situatën në rajonin e Ballkanit, për fqinjësinë e mirë dhe perspektivën e partneritetit të rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti i njoftoi kryetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për takimet e bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe ata e njoftuan për zhvillimet politike atje.

Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet, si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet.

Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve.(INA)

TË FUNDIT

Kurti shpall fitoren: Procesi ishte i ndershëm

Stavileci: PDK është e kënaqur me rezultatet

KQZ: VV 42 %, PDK 22% … nga 73% votat e numëruara

Abdixhiku: E marr përgjegjësinë për rezultatin, do t’i jap llogari vetëm LDK-së dhe votuesve

Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!

Kurti: Jemi fitues, do ta formojmë Qeverinë e re Kurti 3

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË